Sep 062016
 

kampionati 2016 - rrethi

 

Sipas planifikimeve për përmbylljen e Kampionatit 2016, të 7-in me radhë në Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, kryesia e ligës, në bashkëpunim me grupet e punës dhe organet e ligës, vendosi që përfundimi i Kampionatit 2016 në futboll për këtë vit të mbahet më datën

02.10.2016 në Prottes, duke filluar nga ora 9:00!

Ndërsa ceremonia e shpalljes së KAMPIONIT 2016 do të mbahet pas ndeshjeve vendimtare, që në këtë vit, sipas të gjitha gjasave, për titullin e më të mirit, përballen ekipi KËRÇOVA, që marrin pjesë për herë të parë në në Ligën Shqiptare, dhe të Kampionit të vitit të kaluar, ekipit FC TIMI, të cilat ekipe renditen tashmë në krye të tabelës. Mirëpo, sipas përvojës në Ligën Shqiptare, befasi ka gjithnjë, çka edhe dëshmon për tiparet e mrekullueshme që ka në përgjithësi sporti!

Përpos përgatitjeve për garat kampionale, në mbledhjen e kryesisë së ligës, të mbajtur më 02.09.2016, u caktuan edhe dy termine tjera, të aktiviteteve të ardhshme sportive, ai i garave për kupë që do të jetë më 21.11 dhe ai i turneut tradicional në futboll për datën 12.02.2017. Mirëpo, detajet për aktivitetet e erdhshme do të caktohen pas përfundimit të Kampionatit 2016, për çka ju njoftojmë me kohë!

Përpos ceremonisë së përmbylljes së Kampionatit 2016, në përgatitje është edhe programi kulturor që realizohet në bashkëpunim me shoqatat tjera shqiptare dhe me aktivistë të tjerë shiptarë në Austri, si dhe i kuzhinës shqiptare.

Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë për mbështetje, pasi që asnjë aktivitet nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme të aktivistëve të palodhur, të institucioneve, të shoqatave bashkëpunëtore, të sponsorëve dhe të sportdashësve, që në çdo kohë ishin dhe janë me ne, në organizime, përkrahje por edhe në terenet sportive, pa marrë parasyshë motin dhe largësinë! *** JU FALEMINDERIT! ***

Gjithashtu SUKSESE më datën 02.10.2016, në përmbyllje të Kampionatit 2016, të gjitha ekipeve garuese!

Ekipi për informim

 

 6. September 2016
Suffusion theme