Feb 162014
 
Klubi Futbollistik KRENARIA

që nga sot, Klubi Futbollistik KRENARIA i bashkangjitet Ligës sonë në garat e vitit 2014.

Ky ekip i ri  tashmë edhe ka kryer transferin e parë të obligimeve në konton e bankës zyrtare të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, gjë kjo që e zyrtarizon pjesmarrjen e këtij ekipi në garat për Kampion të vitit 2014 dhe poashtu edhe në garat për Kupën e Ligës.

Duke i uruar të gjithë anëtarët e ekipit KF KRENARIA për shprehjen e dëshirës së tyre që të na bashkohen, i falënderojmë për pjesëmarrje dhe na mbetet të shpresojmë që edhe ne të krenohemi me ta.

Urime dhe suksese në garat e Ligës sonë!

 16. Februar 2014