Feb 212017
 

Që nga takimi i Kryesisë së Ligës, më 29.01.2017, është zyrtarizuar fillimi i KAMPIONATIT 2017, tashmë i teti (8) në radhë, në të cilin mirëpriten të marrin pjesë të gjitha ekipet e futbollit të interesuara për garat kampionale!

Afati i paraqitjes është i hapur deri më 25.02.2017! Më pas do të jetë takimi i radhës i kryesisë, në të cilin do të diskutohen pikat e caktura më parë dhe bisedat me ekipet e interesuara për pjesëmarrje!

Në këtë datë, më 26.02.2017, do të mbahet, sipas planifikimeve, Kuvendi zgjedhor i Ligës, ku pjesëmarrës do të jetë të gjithë përfaqësuesit e ekipeve pjesëmarrëse në Kampionain 2017 dhe të gjithë aktivistët, anëtarët e organeve dhe ekipeve të punës në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Ekipeve pjesëmarrëse u urojmë suksese në vitin e tetë kampional, të organizuar nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri!

 

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

——————-

Në vazhdim informatat për mundësisë e paraqitjes së ekipeve për kampionatin e radhës, 2017!

Paqitja e ekipeve mund të bëhet në disa mënyra:

  1. Përmes ndonjërit të anëtarëve të kryesisë -> kontakt
  2. Përmes e-mail adresës liga@futbollishqiptar.eu
  3. Përmes FORMULARIT KONTAKTUES
  4. Përmes FORMULARIT PËR PARAQITJE si në vazhdim

Regjistro EMRIN E EKIPIT-Name des Teams

Kontakt E-Mail

Kontakt-Telefon (Nevoitet të shënohet)

PERSONIT KONTAKTUES - Kontakt-Persons

LOGO (nëse ka - falls vorhanden)

Shënime shtesë, etj... - Sonstige Angaben, etc...

captcha

 

 

 21. Februar 2017