Feb 202019
 

Sot zyrtarisht u përmbyll afati për paraqitjen e ekipeve për pjesëmarrje në „Turneun e Pavarësisë“ në futboll, që mbahet për nder të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Pas një interesimi tejet të madh për pjesëmarrje në këtë turne, në takimin e kryesisë, më 17.02.2019, u vendos që numri i paraparë prej 16 ekipeve, të rritej deri në 20, në mënyrë që t´u mundësohet të garojnë edhe disa ekipeve që ishin në listën e pritjes.

Ekipeve tjera, që dëshironin të marrin pjesë, ju kjërkojmë falje, pasi që për arsye të një organizimi sa më të mirë, nuk iu mundësua pjesëmarrja. Lusim këto ekipe që të  qëndojnë afër Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri për organizimet e tjera, në turne, por edhe në Garat Kampionale 2019, që priten të fillojnë në Prill të këtij viti.

Ju rikojtojmë se ky vit është me rëndësi të veçantë, pasi është vit jubilar, ku Liga Shqiptare shënon 10 VJETORIN E THEMELIMIT dhe të aktiviteteve të pandërprera.

Po ashtu ju njoftojmë se afati për paraqitjen e ekipeve në Garat Kampionale 2019, që nga data 17.02.2019 ka filluar dhe paraqitjen e ekipeve mund ta bëni te anëtarët e kryesisë ose përmes formularit kontaktues në faqën tonë zyrtare!

Informatat e tjera publikohen pas përgatitjes së listave dhe orarit garues.

Ju mirëpresim ditën e Diel, në orën 9:30, kur edhe tërhiqet shorti për „Turneun e Pavarësisë“!

Ekipi për informim (A.J.)

 20. Februar 2019
Suffusion theme