Mrz 152015
 

Kampionati 2015 - 10x4

Në takimin e Kryesisë, mbrëmë, u vendos që data zyrtare e fillimit të Kampionatit të Futbollit 2015 në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, të jetë 03.05.2015. Me këtë rast, në BARBARA STADION në Prottes, do të zhvillohen ndeshjet e para të Kampionatit, i cili tashmë është i gjashti në radhë, të organizuar nga kjo ligë.

Njëherit, janë të ftuara të gjitha ekipet që tashmë kanë shprehë dëshirën që do të garojnë në këtë Kampionat, që të bejnë edhe zyrtarisht paraqitjen e ekipeve në organet e ligës, te Komisioni i Garave respektivisht te Kryesia  e Ligës!

Poashtu u vendos që KUVENDI i Ligës të mbahet datën 22.03.2015, e diel, në orën 11:00, ku janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit e ekipeve dhe të gjitha ekipet e punës dhe komisionet, që veprojnë në kuadër të Ligës Shqiptare të Futboillit në Austri.

Për detaje tjera, ju njoftojmë së shpejti!

Ekipi për informim

 15. März 2015