Okt 202016
 

LOGO Liga

Pas përfundimit të Kampionatit të Futbollit 2016, në të cilin u shpall ekipi KËRÇOVA Kampion, u caktua data e takimit të kryesisë dhe të organeve të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, në të cilin do të përmblidhen të gjitha pikat në lidhje me këtë kampionat, dhe për përmbylljen e tij.

Detajet nga ky takim do t’i publikojmë pas përfundimit të këtij takimi, që do të mbahet:

më: 22.10.2016, në Keplerplatz, 1010 Vjenë, në orën 19:00.

Gjithashtu pritet edhe publikimi i planifikimeve për Garat e Kupës, që do të mbahen më 20.11.2016, për çka kryesia dhe organet e saj vazhdojnë punën tash e disa muaj më parë.

 

Ekipi për informim

 20. Oktober 2016