Okt 032016
 

kampioni

Të nderuar vizitorë,

mysafirë, aktivistë, sportdashës, sponsor, përfaqësues të institucioneve të shteteve tona  dhe pjesëmarrës  në Kampionatin e Futboollit 2016, tashmë të shtatin në radhë në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, JU FAJËNDEROJMË PËR PJESËMARRJE në përmbylljen e suksesshme të kampionatit të këtij viti dhe në manifestimin kuturor dhe sportiv, që ishte këtë të diel (dje), ku fitues i këtij kampionati triumfoi FR KËRÇOVA! Kampionit të ri i urojmë suksese edhe në të ardhmen, pasi që mbajtja e titullit KAMPION I LIGËS SHQIPTARE nuk është e lehtë! Kjo u dëshmua edhe në të kaluarën , gjatë viteve të kaluara, por edhe sivjet, kur ish kampioni FC TIMI, nuk arriti të mbajë dhe mbrojë titullin, duke pësuar humbje pikërisht nga Kërçova, dhe për këtë arsye radhitet për herë të dytë në vendin e nënkampionit!

Edhe për vendin e tretë ishte me të vërtetë një vendim i vështirë, ku DUKAGJINI edhe pse me pikë të njëjta humbi vetëm me goloverazh nga BESA! Ekipi RINIA nuk arriti të vazhdojë grumbullimin e pikëve të duhuru, por treguan lojë cilësore, dhe kjo u shpërbly me titullin EKIPI FAIR PLAY! Si fitues i vendit të tretë, edhe pse ishte konkurrencë e madhe, BESA arriti me pikët e grumbulluara dhe falë goloverazhit, të ruaj me sukses këtë radhitje tabelare! DUKAGJINI edhe pse mbeti pa trufe, treguan se janë një ekip që rrezikojnë radhitjen tabelare, gjë që dëshmuan në këtë kampionat, por fati nuk ishte në krahun e duhur. Duhet të përmendet edhe lëndimi i hershëm i portierit të ekipit DUKAGJINI, që u shkaktua nga lojtarët e ekipit FR KËRÇOVA, që mund të ketë ndikuar shumë në rezultatin e golave, por në sport gjithmonë ka ngritje dhe ramje të sukseseve, që shpesh quhen edhe BEFASI.

Befasia e ditës ishte pa dyshim ekipi KRENARIA, i cili tashmë ka traditë për shënim golash, pa marrë parasysh se kush është kundërshtari! Ndër ndeshtjet që vlenë të përmendet ishte ajo kundër ish kampionit, FC TIMI, që përfundoi me rezultat minimal 1:0, gjë që ishte fat edhe për ekipin FC TIMI, pasi që lojtarët Klubit Futbillistik KRENARIA rrezikuan disa herë portën e ish kampionit! Kësaj radhe, për dallim nga ndeshjet e kaluara, porta e KF KRENARIA ishte e hekurt për të gjitha ekipet kundërshtare, kurse vlenë të cekët edhe aksioni i shkëlqyeshëm në ndeshjen KRENARIA – DUKAGJINI, në të cilën portieri në minutën e fundit të ndeshjes, pasi mori topin, kaloi të gjithë lojtarët e kundërshtarit, me një driblim fenomenal, dhe në zonën e rreptësisë, pas disa giditjeve dhe mbrojtes nga kundërshtari, portieri i KF KRENARIA shënon me rrotullim në ajër gol, që ishtë më i bukur se goli i SHAQIRIT në Kampionatin Evropian!

Informata të tjera publikojmë pas përgatitjes së materialit!

 

Ju faleminderit!

Ekipi për informim

 3. Oktober 2016
Suffusion theme