Jun 172015
 

Pas tetë raundeve të zhvilluara përfundon pjesa e parë e kampionatit të futbollit në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri

1.7

 

Një ditë tejet e bukur  për gara sportive në një ambient shumë të përshtatshëm, lojtarët e të gjitha ekipeve zhvilluan ndeshjet e fundit për sezonin pranveror, ku  shikuesit e numërt, që kishin ardhur për t’i përkrahur ekipet e tyre, patën rastin të shohin shumë ndeshje interesante,  ku pothuajse të gjitha ndeshjet  e merituan epitetin  si derbi  të javës .

24

Gjatë këtyre ndeshjeve u arritën edhe shumë rezultate ineresante nga se të gjitha ndryshimet kishin të bënin me kreun e tabelës, e këtë më së miri e shfytëzoi ekipi Struga ku arriti që të merr maksimumin e mundur dhe me  6 pikë të tubuara qëndron në tabelë bashkë me FC Timin, me numër rë njëjtë pikësh, edhe pse Struga ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Kf Struga me këtë rast fiton ndeshjet kundër dy konkurrentëve kryesor për kreun e tabelës, kundër  Fc Timit arrin të përbyll me rezultatin 4:1, ndërsa ekipin Fc Shqiponja arrin ta mposhtë me rezultatin 3:0.

22Fc Timi pas disfatës kundër ekipit të Strugës, me një lojë shumë të mirë arriti të mposhtë Ef Presheva me rezultatin bindës 6:1. Fc Shqiponja pasi humbi ndeshjen me Strugën, nuk arriti që edhe kundër Drenicës të del me rezultat pozitiv dhe kështu  humb dhe  mbetet pa asnjë pikë të grumbulluar në këtë gjiro.  Në këtë javë edhe ekipi Drenica si dhe ekipi Krenaria arrin të marrin  nga 6 pikë dhe kështu me shumë sukses përmyllin pjesën pranverore të kampionatit. Galatasaray me një fitore dhe një barazim kundër Preshevës merr 4 pikë të rëndësishme, ndërsa ekipi Presheva u deshtë të ndahet vetëm me një pikë të fituar. Në fund të tabelës, për momentin, radhitet Vëllazërimi Krems, me vetëm 3 pikë.

Kjo gjiro ishte e 23veçant edhe nga fakti se së bashku me Ligën Shqiptare të Futbollit edhe Këshilli Koordinues kishin organizuar përbylljen e “Javës së Kulturës”, për këtë kishte edhe shumë mysafir  për të përcjellur këtë aktivitet kulturor.

Në këtë takim ishin edhe disa personalitet të Shtetit të Kosovës, e gjithashtu edhe nga Republika e  Shqipërisë, që e  përshëndetën takimin dhe shprehën mirënjohje për këto aktivitete kulturo-sportive. Në këtë  takim  pjesmarës ishin Konsulli i Republikës së Kosovës, Imer Lladrovci,  atasheu ushtarak në Ambasadën e Republikën së Shqipërisë, Dedë Prenkaj, si dhe enkas të ardhur për këtë manifestim ishin edhe anëtar e kabinetit  nga Ministria e Diasporës,  Agim Kuleta, Kushtrim Sheremeti dhe  Adnan Dragaj.

27Të gjithë mysafirëve dhe ekipeve antare në LSHFA , nga Liga po ashtu edhe nga Këshilli Koordinues, në shenjë mirënjohje iu ndanë shpërblime simbolike. Përmbylljen e Javës së Kulturës  zyrtarisht e paralajmëroi kryetarja e Këshillit, znj. Mirela Shira dhe në fund edhe z. Abdullahu iu drejtua masës me disa fjalë, duke i falenderuar për përkrahjen në këtë javë. Gjithë ashtu edhe kryetari i Ligës Shqiptare, z. Qani Sylejmani,  falënderoi të pranishmit dhe kështu iu bëri thirrje ekipeve për pjesën e dytë të kampionatit, që të jenë më të sukseshme dhe të kenë më shumë fat, dhe njëherit falenderoi edhe ekipin „VAS Tour“ i cili ishte prezent në këtë manifestim, ku edhe zhvilloi një ndeshje reviale me ekipet e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Gjithashtu falenderoi edhe Amir Januzaj i cili në fund ia dhuroi një Tablet Ligës Shqiptare për të lehtësuar punën në teren të ekipeve punuese.

Për Ligën  Halil Jashari

 17. Juni 2015