Mai 192016
 
Lojtari që po shkëlqen në këtë kampionat

Fc Timi ekipi i vetëm që po e ruan besnikërin ndaj Lshf A duke qenë një antare shum serioze për shtatë vite me radhë ajo aq më tepër po e ruan edhe kualitetin që ka dhe cilsin e sajë .

Kampionati i gjashtë bëri që ky ekip të shpallet edhe Kampion ,por gjithsesi edhe tani sukseset nuk po i mungojnë për momentin e dyta në Tabelë dhe po ashtu ka marë titullin golashënuesit mëtë mirë ,Valtrim Veselit.

Valtrim Veseli - FC TIMIValtrim Veseli me 11 Gola (Fc Timi)

Pa më dyshje se në fondin e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri u regjistrua suksesi i radhës duke u përbyllur edhe një javë sportive në kuadër të kampionatit të shtatë me radhë të futbollit.

Në një ambient atmosferik të përshtatshëm për lojën e futbollit të gjitha ekipet kishin arritur me kohë për të garuar dhe treguar cilësit e kualitetet e tyre, pra gjithçka filloi dhe u zhvillua sipas planprogramit të paraparë më parë nga udhëheqësia e Ligës Shqiptare.

 

FR Kërçova – e pa mposhtur deri më tani.

Ekip që premton shumë, befasia më e mirë për këtë kampionat pa dyshim se është edhe prezenca e Kërçovës, që në çdo pikëpamje po i zmadhon edhe kualitetet e LSHFA-së.

Ekipi që nuk ka njohur ende asnjë humbja, me futbollistë të qetë dhe shumë të disiplinuar, sikurse edhe të gjitha ekipet tjera, po jep edhe më shumë arsye që udhëheqësia e Ligës të vepron sipas kërkesavë të ekipeve garuese në këtë kampionat. Lojtarët e Kërçovës, që janë shumë të kujdeshën në mbrojten e tyre dhe njëherit shumë të suksesshëm në sulm, kanë arritur, që të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri më tash, t’i përbyllin në interes të tyre duke i shënuar gjithsej 36 gola dhe vetëm 10 të pranuara, pra me një bilanc pozitiv, me 21 pikë dhe me 26 gola diferencë, është fortë e ngulitur në vendin e parë të tabelës.

FR_Kërçova_2016

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KF DUKAGJINI_2016KF DUKAGJINI DHE KF RINIA DY EKIPE TË CILAT PO ASHTU KISHIN NJË ZHVILLIM SHUMË TË SUKSESHËM

KF Dukagjini gjithësesi një befasi shumë pozitive, me lojën e tyre të treguar në teren dhe sukseset e arritura, ku prej ndeshjeve të zhvilluara arritën që disa t’i përbyllin në favorin e tyre dhe kështu si e treta në tabelën e klasifikimit jep sinjale shumë të forta, se ky ekip, do të ju sjell shumë kokëqarje dy ekipeve pretendete për vendin e parë.

 

KF RINIA_2016KF RINIA – Ekipi që ktheu prap Ternicën në fushën e gjelbërt

Në krye me portjerin Ilir Sulejmani, Ligës ju dha një shpërblim shumë i dobishëm për zhvillimin e garave sportive në kuadër të kampionatit në LSHFA. KF Rinia u tregua shumë e qartë në kërkesat e saja pas ndeshjeve të zhvilluara me fitoret arriti që të barazpeshohet me ekipin Dukagjini.

 

KF BESA_2016KF BESA – Ishte e pa fat

Ekipit të cilit nuk i buzëqeshi fati në këtë raund, duhet shpresuar që raundi i radhës të jetë më ndryshe! Të dy ekipet, si KF Rinia po ashtu edhe ekipi Krenaria, mbetën në suazat e të shpresuarit për një të ardhme më të mirë.

 

Gjithësesi duhet shtuar edhe pjesa tjetër e organizimit, e cila ishte në nivelin të lartë të kryerjes së detyrës së tyre, e me këtë rast falënderohen dy sponzorues të këtij raundi, A. I dhe H. J, për përkujdejen e kuzhinës.

Prottes - Maj 2016_aksion

Për Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri
Ekipi për informim

 19. Mai 2016