Apr 272015
 

Në takimin e fundit përgatitor, para fillimit të KAMPIONATIT 2015, përveç kryesisë, komisioneve, ekipeve punuese, referëve, morën pjesë edhe ekipet pjesëmarrëse KF STRUGA, KF DRENICA, FC SHQIPONJA, EF PRESHEVA, KF KRENARIA, FC TIMI.

Ndërsa BISH kishte lajmëruar me kohë që nuk do të mund të jenë në takim me kohë, por pajtohen me çdo vendim që do të merret. Poashtu VËLLAZËRIMI KREMS ishin të të njëjtit mendim.

Përfaqësuesit e ekipit GALATASARAY erdhën me vonesë, me të cilët, pas përfundimit të takimit të rregullt, u mbajt një takim i veçantë informues me disa anëtarë të kryesisë, komisionit të garave dhe ekipeve të punës. Të gjitha ekipet u pajtuan me vendimet e marra!

Sipas shortit, radhitja tabelare është kjo:SHORTI

  1. GALATASARAY
  2. KF STRUGA
  3. KF DRENICA
  4. KF KRENARIA
  5. BISH
  6. FC SHQIPONJA
  7. EF PRESHEVA
  8. VËLLAZËRIMI KREMS
  9. FC TIMI

 

Ndërsa të gjitha ekipet tjera që shprehën dëshirën që të marrin pjesë në KAMPIONATIN 2015, por ende nuk i kan kryer obligimet, nuk janë përfshirë në hudhjen e shortit. Për këtë do të merret vendim nga Kryesia!

Informata të tjera së shpejti!

Ekipi për informim

 27. April 2015
Suffusion theme