Mrz 012013
 

 

 

 

                     

 

 

 

                           Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

Vjenë  , 01.03.2013

                                                                            P E T I C I O N

 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri në Kuvendin saje te fundit  nder te tjera morri vendim qe të organizoj një peticion drejtuar OKB-së, FIFA dhe UEFA -s  për pranimin e Federates së Futbollit të Kosoves në FIFA dhe UEFA. Peticioni ka për qellim senzibilizimin e opinionit nderkombëtar në lidhje me izolimin e padrejte që po i bëhet futbollit , futbolldashesve, lojtaëeve  dhe gjithe puntorëve sportivë në Kosovë. Republika e Kosovës gjegjesishte Federata e Futbollit  të Kosovës si pasojë e vednimeve të FIFA dhe UEFA që aspak nuk kanë të bëjnë me sportin e në veqanti me futbollin është izoluar në mënyrë të padrejte,  ne mendojmë se lënja e Federatës së Futbollit të Kosovës jasht organizmave siq janë FIFA dhe UEFA nuk i ndihmon Futbollit, nuk mund të jetë shkak mos -qenja anëtar i OKB-së si arësye që Kosova të mos jetë prezente në areneën ndërkombëtare të Futbollit .

Edhe pas katërmbëdhjet vjet lirie dhe pesë vjet nga shpallja e pavarësisë së shtetit të Kosovës , Federata e Futbollit të Kosovës nuk arriti të bëhet anëtare e FIFA dhe UEFA, ne i dijme lobimet te cilat kundershtojne nje pranim te tillë- ato vijnë nga një shtet që katermbedhjete vite me pare bëri gjenocid duke vrare edhe futbolliste dhe shume punetore futbolli në Kosovë  prandaj na duket absurde qe një lobim i tille të gjej miratimin sidomos te udheheqesit të UEFA-së z. Michel Platini.

Jemi te bindur se Peticioni eshte nje mjet për mes te cilit do të  tentojmë që qështjen e Federatës së Futbollit të Kosovës sadopak do ta ndihmojmë  edhe ne në Mërgatë.

      

   Peticioni

 

Me nderime Kryesia e LSHFA-së

Për Komisionin e garave të LSHFA-së

Abdullah Abdullahu

 1. März 2013