Jun 222014
 

Në turnirin e futbollit në Krems, por edhe në turnirin në Vjenë, ekipet që përfaqësuan Ligën tonë, ishin jashtzakonisht të suksesshme. Në një atmosferë mjaft sportive dhe mot të mirë, këto ekipe treguan për herë të parë punën e paludhur 5 vjeçare të aktiviteteve të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Ishte kjo pjesmarrje në mënyrë të organizuar dhe e para e këtij lloji deri më tash, që tregon arritjen organizative të kësaj Lige dhe të të gjithë aktivistëve dhe të stafit udhëheqës.

Për nder të bashkëpunimeve të kahmotshme dhe të forcimit të lidhjeve shqiptare në Austri, u mor vendim që të ndihmohen dhe të nderohen aktivitetet që organizohen jasht Ligës, në mënyrë që komuniteti ynë në të ardhmen të jetë i lidhur edhe më shumë në aktivitetet sportive.

Në Krems Liga Shqiptare e Futbollit në Austri përfaqësohej me dy ekipe. Nga Përfaqësuesja dhe nga ekipi KF Krenaria, që ishte nën ëmbrellën e Ligës Shqiptare. Të dy këto ekipe i kaluan me sukses garat e fazës së parë, që të dyja pa asnjë humbje, dhe u kualifikuan për garat e çerekfinales.

 

 

 

 

 

 

Në Vjenë, ku garuan mbi 20 ekipe të futbollit, Përfaqësuesja korri suksese të njëpasnjëshme dhe arriti deri në gjysmëfinale. Nuk pati fat dhe me penalti humbi mundësinë për të qenë në finalen e madhe, kështu që vazhdoi garat për finalen e vogël në garat për vendin e tretë.

Në gjysmëfinale, Përfaqësuesja pati një lojë mjaft të fortë, ku u tregua një lojë futbolli e cilësisë së lartë, me plot energji dhe aksione të njëpasnjëshme. Pas pranimit të golit të parë, Përfaqësuesja pranon edhe golin e dytë, gjë që zvogloj mundësinë për të shkuar më lartë. Mirëpo, kjo nuk ua humbi shpresat lojtarëve, dhe me një aksion tejet të shpejt, shënojnë golin e parë në ndeshje, duke zbutur rezultatin në 1:2. Mbarëvajtja e turnirit, ku ekipet kishin shumë pak minuta kohë për t’u kundërpërgjigjë, bëri që të mos ketë gola tjerë në këtë ndeshje.

Rezultati përfundimtar 1:2 nuk mjaftoi për të marrë kupën, por megjithatë golashënuesi i këtij ekipi, Bedri Balaj, me 11 gola të shënuar, ndau trufeun me golashënuesin nga ekipi Albi, që poashtu kishte 11 gola.

Vlenë të përmendët edhe gjesti sportiv i Bedri Balajt, i cili edhe pse kishte numrin më të madhë të golave, nuk pranoi nga organizatorët që të thehen rregullat e turnirit, që u propozua të shpërblehet me para, por me vetëdëshirë ia dhuroi këtë çmim kolegut finalist, pasi siç tha Balaj „ai ka shku në gara më lartë, deri në finale, dhe e meriton edhe çmimin“. Ku gjest mjaft sportiv i Balajt u duartrokit nga të gjithë të pranishmit dhe bëri që më të vërtetë të ndihet kënaqësi pjesmarrja në gara e jo vetëm çmimi.

Në Krems, ku morën pjesë 15 ekipe, pas kualifikimeve të sukseshme, Përfaqësuesja e Ligës edhe këtu arriti deri në gjysmëfinale, ku pasi që u mposht nga ekipi finalist, arriti që në finalen e vogël të shënojë fitore meritore që i siguroi vendin e tretë dhe marrjen e kupës. Edhe në Krems golashënuesi më i mirë ishte nga Përfaqësuesja e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri me gjithsej 8 gola të shënuar.

KF Krenaria ishte ekipi i vetëm që me një mbrojtje të fortë arriti të mbrojë portën duke mos marrë asnjë gol. Humbjen e vetme e kishte, pas lojës së rregullt 0:0, përmes penaltive pikërisht nga fituesi i turnirit, që tregon se KF Krenaria ishin shumë të përgaditur për këtë turnir. Megjithatë, edhe pse u pranua nga zyrtarët se ishte me të vërtetë ekipi i vetëm pa asnjë gol, përshkak që nuk arriti në finale, shpërblimin e portierit më të mirë e mori ekipi që zuri vendit të dytë.

Falënderojmë të gjitha grupet punuese në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, të gjithë aktivistët  dhe të gjithë ata që me kontributin e tyre vazhdojnë ta përkrahin këtë ligë në punën e saj.

Një falënderim i veçantë u drejtohet të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve si dhe stafit përcjellës që morën pjesë në këto gara, përfaqësuan Ligën tonë duke e nderuar edhe me rezultatet e arritura.

Urojmë suksese të reja!

 22. Juni 2014