Mrz 262013
 

Ftesë për klubet e LSHFA

Të nderuar miq nga klubet pjesëmarrëse në Ligën Shqiptare të Futbollit
në Austri,

duke marrë parasysh faktin se me 18 mars 2013 Ministria për Diasporë e
Kosovës ka shpallur thirrjen për nominime për Çmimet vjetore të
Diasporës (linku:
http://medrks-gov.net/ftese-publike-propozime-per-cmimet-qe-i-ndan-ministria-e-diaspores/
dhe teksti më poshtë), klubit i futbollit Lahuta e Malësisë ju bën
thirrje të gjitha klubeve të tjera pjesëmarrëse në LSHFA, që
bashkërisht të propozojmë/nominojmë për kategorinë Sport, LSHFA.

Mirëpresim mendimet dhe komentet tuaja deri me 1 prill 2013.

Duke besuar se do të na bashkëngjitni në këtë iniciativë, ne ju përshëndesim,
me nderime,
Kryesia e klubit të futbollit Lahuta e Malësisë
Vjenë, 26 mars 2013

 


Te nderuar drejtues te Klubit te Futbollit Lahuta e Malesis,

Ndoshta mua me se paku me takon ta komentoj propozimin Tuaj sa fisnik aq edhe profesionist, iniciativen Tuaj per nominimin e LSHFA-se per qmimin e Diaspores ne kategorine e sportit e kuptoj si miratim te Aktivitetit te perbashket te te gjitha ekipeve pjesemarrese ne LSHFA, e kuptoj si angazhim te perbashket nacional e kulturor per mbrojtjen dhe zhvillimin e qenjes Kombetare ne kuader te Diaspores ne pergjithesi.
Nuk me mbetet gje tjeter veq se tu pergezoj dhe mbeshtes fuqishem ne propozimin tuaj- une jam per propozimin e KF Lahuta e Malesise e keni voten time.

Duke JU deshiruar pune te mbare dhe fillim sa me te mbare te kampionatit 2013
Ju pershendes perzemersisht
Abdullah Abdullahu

 

 


 

Shoqata Kulturore Sportive “ Afrim Zhitia “              

   Gänserndorf  29.03.2013

 

 Të nderuar  miq te Klubit të Futbollit “ Lahuta e Malësisë“, propozimi i Juaj për nominimin e LSHFA-së na bën nderë dhe krenarë që jemi  pjese e përbashkët e e një aktiviteti sa sportiv po aq edhe kombëtarë. Propozimin tuaj e nderuara kryesi e KF “ Lahuta e Malësisë“ e kemi biseduar në kryesine e SHKS “ Afrim Zhitia“  e kemi kuptuar si shumë seiozë dhe të sinqertë nga ana Juaj, ndajmë mendimin se LSHFA e meriton të nominohet  për çmimin në fjalë dhe ne i bashkangjitemi iniciativës suaj dhe i themi PO propozimnominimit të shprehur nga JU.

Pra drejtues te KF „Lahuta e Malësisë“ ne ju përgëzojmë për iniciativën dhe shfrytëzojmë nga rasti që edhe publikisht ta konfirmojmë pajtueshmërinë tonë për nominimin e LSHFA-së për çmimin e Diasporës për Sport që e ndanë Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës .

 

 Pranoni  përshëndetje  të përzemërta nga

SHKS „Afrim Zhitia“

Me rrespekt

Nexhmedin Lleshi


 

 

   FC Timi                                                                        

      Vjenë, 30.03.2013

 

 

 

Njoftim për Opinionin Futbolldashës,

Tani më siq është bër  e ditur KF“Lahuta e Malësisë“ ka dalë me propozimin për nominimin e LSHFA-së për çmimin e Diasporës për Sportë, ne si ekip pjesmarrës në garat që i organizon LSHFA e shohim si një iniciativ shumë bujare dhe shumë të sinqertë nga vllezërit tanë të KF “ Lahuta e Malësisë“.

Në mbledhjen e mbajtur te FC Timi me shumicë apsolute u vendos që kjo iniciativ për nominimin e LSHFA-së për çmimin në fjalë e ka miratimin tonë dhe natyrisht se do ti bashkangjitemi iniciativës me nënshkrimin që do e vëm me 07.03.2013 mbi dokomuntin për nominim.

Thjeshte ju përgëzojmë dhe ju urojmë gjith të mirat.

 

Me rrespekt

 

Vaxhid Bislimi

 

 

 26. März 2013