Jul 012013
 

Kampionati 2013 filloi me një seriozitet

dhe entuziazëm të madh.

Me përfundimin e pjesës së parë të kampionatit në LSHFA, u dëshmua që ky aktivitet dita – ditës ngjall interes të madh jo vetëm në Austri, por dhe në gjithë trojet shqiptare.

Kampionati 2013 filloi me një seriozitet dhe entuziazëm të madh. Arsyeja për këtë sukses ishin përgatitjet e strukturave të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, që ua mundësoi të gjithë të rinjëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Austri të zhvillojnë një turnir në mënyrë të organizuar në LSHFA.

Në dy xhirot e fundit të pjesës së parë të kampionatit u treguan lojëra të cilësisë së lartë. U dëshmua edhe një herë se në mesin e shqiptarëve në Austri ka talentë të shumtë. Shpresoj se këta të rinj do të vazhdojnë të merren me aktivitete të tilla sportive dhe kombëtare. Vetë kureshtja e shqiptarëve nga të gjitha trojet që me interes të madh përcjellin xhirot e Ligës, dëshmon se të rinjtë dhe të rejat tona duhet edhe më tepër të aktivizohen në këtë aktivitet sportiv.

Kryesia e Ligës dy herë radhas ka qenë e ftuar në Radio Kosovën, në emisionin „Më afër vendlindjes“. Ishte kënaqësi e madhe për mua që pata rastin ta prezantoj aktivitetin dhe punën e deritashme të LSHFA.
Prandaj, edhe një herë falënderoj nga zemra tërë stafin e „Radio Kosovës“ në krye me z. Demir Reshiti, gazetën „Lajm“, gazetën „Bota sot“, „Yll Press“ dhe SHKA „12 Qershori“ nga Vjena. Falënderoj gjithashtu përzemërsisht ekipet anëtare në LSHFA, që respektuan rregullat dhe vendimet e kryesisë, pastaj të gjitha organet e Ligës për bashkëpunimin dhe kontributin që dhanë në këtë kampionat. Gjithashtu falënderoj lidhjen e referëve, vëzhguesit dhe të gjithë donatorët.

Të gjithëve ju dëshiroj pushime të këndshme dhe mirutakofshim në vazhdimin e kampionatit që fillon në muajin shtator.

 

Me nderime dhe respekt

Qani Sulejmani

Kryetar

 1. Juli 2013