Nov 202016
 

button-55mm-kupa-2016

Sot, më 20.11.2016, në Vjenë, në Schulschiff – Donauinselplatz, 1210 Vjenë, nga ora 12:00, mbahet turniri në futboll për nder të Pavarësisë së Shqipërisë, i quajtur KUPA E PAVARËSISË 2016, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri dhe i cili zhvillohet në Javët e Kulturës Shqiptare në baskëpunim me Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri.

Turnirin në futboll,  me karakter të shumëfisht, e nderojnë me pjesëmarrje përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe të Ambasadës së Republikës së Kosovës, dhe po ashtu nga Këshilli Koordinues i Shoqaatve Shqiptare në Austri!

Ekipet pjesëmarrëse, që tashmë zyrtarizuan paraqitjen për këtë turnir, priten nga ora 12:00 të jenë në adresën e lartëpërmendura, sipas njoftimeve që i kemi bërë edhe më herët, këtu në faqen zyrtare të ligës, ndërsa aktivistët dhe grupi organizues do të jenë edhe më herët teren.

Ndërsa ato ekipe që dëshironin të merrnin pjesë, që u paraqitën për pjesëmarrje, por që nuk kaluan zyrtarizimin sipas kushteve të caktuara dhe të publikuara që në fillim të afatit për paraqitjen e ekipeve, nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, NUK u mundësohet të marrin pjesë në këtë turnir, me karakter festiv dhe sportiv! Mirëpo, herave tjera janë të mirëpritura, por sipas kushteve dhe rregullave të parapara në Ligën Shqiptare!

Risi në këtë Turnir është paraqitja e ekipit të futbollit nga Ambasada e Republikës së Kosovës, që e madhërojnë atmosferën sportive, të cilëve në veçanti u urojmë sukse në lojë dhe falënderojmë pjesëmarrjen e tyre!

 

Ekipeve garuese, dhe të gjithë mysafirëve tjerë, u urojmë suksese në turnir dhe kënaqësi së bashku me ne!

Në emër të kryesisë
Ekipi prë informim

 

Adresa dhe harta:   Schulschiff – Donauinselplatz, 1210 Vjenë

kupa-e-paveresise-2016-liga-shqiptare-ne-austri

 

 20. November 2016