Dez 242019
 

Të nderuar miq të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri dhe ju dashamirë të sportit,

sikur edhe vitet e tjera, viti 2019 u percoll me shumë aktivitete të ndryshme, si me ato sportive dhe kulturore të komunitetit shqiptar në Austri. Në këtë vit u shënua edhe aktiviteti „10 VJET LIGË“, që ishte kremtimi zyrtar i 10 vjetorit të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Tani jemi në përmbylljen e këtij viti ku na presin ditë të festave dhe ndrrimi i motmoteve.

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri ju uron të gjithë shqiptarëve, kudo qofshin, shëndet, lumturi e paqe, si dhe suksese në të gjitha fushat e jetës. Dhe me ndrrimin e moteve zhvillim të mbarë në të gjitha sferat e interesit kombëtar dhe atë personal.

Në veçanti dëshirojmë të kujtojmë termetin dhe ngjarjet e nëntorit në Shqipër dhe të shprehim ndjenjat tona! Pikërisht për këtë vazhdon ende aksioni „NDIHMA PËR TERMETIN NË SHQIPËRI“, që ju ftojmë të bashkoheni dhe të ndihmojmë së bashku, sikur në njoftimet që kemi bërë! Për Informatat klikoni këtu!

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri do të qëndrojë besnike me aktivitete edhe në vitin e ardhshëm, në vitin 2020, që mbushen 11 VJET aktivitete të pandërprera në Ligën Shqiptare!

Gëzuar vitin e ri 2020!

 24. Dezember 2019