Aug 152019
 

PUSHIMET VERORE 2016

Të nderuar miq dhe dashamirë të sportit,

edhe pse muajt korrik dhe gusht zgjojnë ëndrrat për pushimet verore, ne si pjesë e „diasporës“, këtë vit, këtë kohë e shfrytëzojmë për punë në përgatitjen e aktiviteteve që vijnë:

 

1. Përfundimi i Kampionatit të 10-të në futboll – realizohet nga komisioni i garave dhe ekipet përkatëse

2. Përgatitjet për shënimin e manifestimit të 10 VJETORIT TË LIGËS (20.10.2019) – realizohet nga ekipi që caktoi kryesia

3. Përgatitjet për turneun në futboll KUPA E DIASPORËS – Austri 2019 (24.11.2019) – realizohet nga komisioni i garave dhe ekipet përkatëse

 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri uron gjithë „diasporës“ shqiptare, qe muajt e verës t’i kaloni sa më mirë dhe të kënaqur, si dhe ju uron të gjithëve

Rrugë të mbarë gjatë udhëtimeve dhe mirë u pafshim së shpejti!

 

Në emër të kryesisë dhe aktivistëve të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri

Ekipi për informim (A.J.)

 15. August 2019