Jun 092014
 

Më 07.06.2014, në Zyrën e Ligës, u mbajt takimi i rregullt i radhës i Kryesisë së LSHFA-së dhe ekipeve anëtare në këtë Ligë.

Për diskutim ishte paraparë vlerësimi i pjesës së parë të Kampionatit si dhe parashikimet për përfundimin e këtij Kampionati.

Kryetari Qani Sulejmani, në mënyrë të detajuar bëri vlerësimin e pjesës së parë të kampionatit, ku falënderoi të gjitha ekipet për lojë cilësore dhe shumë sportive, por  ai falënderoi edhe veprimtarët e tjerë, që ishin në nivelin e duhur të kryerjes së detyrave të parapara sipas rregullave që ka kjo Ligë.

Këtij vlerësimi iu bashkua edhe kryetari i komisionit të garave Halil Jashari, ku ndër të tjera vlerësoi lartë punën e disa të rinjëve, që me një seriozitet shumë të lartë po e ndihmojnë këtë organizim shumë të vlerësuar dhe të rëndësishëm për pjesën më të rëndësishme të mërgatës këtu në Austri, për rininë shqiptare.
U konstatua se gjatë këtij Kampionati deri më tash gjithçka është zhvilluar normalisht, kështu e vlersoi njëri nga veprimtarët që detyrën e vëzhguesit e kreu shumë me sukses në shumicën e ndeshjeve, Sali Gashi, i ndihmuar edhe nga shumë i respektuari Luan Kreka.

Fjalë pozitive për rrjedhën e zhvillimeve sportive u dëgjuan edhe nga përfaqësuesit e ekipeve pjesëmarrëse në këtë takim, për „KF Drenica“ Musli Tahiraj  dhe Musa Thaqi, nga përfaqësues të „KF Krenaria“, për „FC Timi“ Vaxhid Bislimi, e të tjerë.

Në këtë takim pa dyshim se vend të rëndësishëm zuri edhe përkrahja e Kryetarit të Lidhjes së Referëve Abdullah Abdullahu, ku sëbashku me kolegun Qamil Hyseni ishin prezent, dhe në këtë pikëpamje u dhanë vlerësime pozitive edhe nga ana e tyre.

Për pjesën tjetër të Kampionatit më në hollësi foli Sekretari Januz Saliuka, i cili dha shpjegime edhe rreth organizimit të Javës së Kulturës Shqiptare që do të mbahet këtë vit në nivel Austriak, ku u bisedua për një bashkëveprim të LSHFA-së me aktivitetet tjera të parapara në këtë organizim.

Në fund u morën edhe disa vendime.

  • Të provohet që raundi i fundit, që do të mbahet në Prottes, të zhvillohet në një të shtunë, duke filluar që nga ora 19 në mbrëmje, pasi që kushtet janë shumë të përshtatshme dhe në nivel profesional, por edhe me qenë se Liga ka përkrahje jashtzakonisht të madhe nga organet kompetente të stadionit ku edhe luhet Kampionati i Futbollit 2014.
  • U vendos që LSHFA të merr pjesë në Turneun e futbollit të organizuar nga Bish, dhe të përfaqësohet pikërisht me ekipin e përfaqësues së Ligës, që do ta udhëheqë trajneri përgjegjës Musli Tahiraj.
  • Poshtu pas kërkesës së ekipit Xh Vllazërimi Krems për pjesëmarrje në Ligë dhe për bashkëpunim do të kërkohet dhe organizohet një takim në Krems.

Duke falënderuar dhe përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit, por edhe të gjithë aktivistët e tjerë që ndihmuan dhe po ndihmojnë Ligën, kryetari Qani Sulejmani përfundoi këtë takim të përmbylljes së pjesës së parë të Kampionatit të Futbollit 2014.

 9. Juni 2014