
Në një ditë sportive dhe atmosferë festive, në stadiumin e futbollit „BARBARA“ në PROTTES, ekipi „LUANI BAU“ doli më i suksesshmi dhe titullar i ditës, duke u shpallur për herë të parë fitues në garën „KUPA E LIGËS“ për vitin 2026, që organizohet ndër vite nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.
Niveli i ndeshje ishte tepër i lartë dhe „fairplay“, e sidomos në ndeshjen e finalës, në të cilën rezultati i ndeshjes OPOJA – LUANI BAU u mbyll me rezultatin 1:1, por pas gjuajtjes së penaltive rezultati i mbyll në 4:2 për ekipin LUANI BAU.
Përpos garave për KUPËN ’26, të organizuar nga Liga Shqiptare e Futboillin në Austri, ekipipet e punës në Ligën Shqiptare dhe kryesia, si tash e sa vjen, ndihmuan edhe turneun e futbollit për nxenësit që mësojnë guhën shqipe në shkolla të ndryeshme të Austrisë, e që takimin në sport e vlerësojnë gjithherë shumë lartë!

Liga Shqiptare i falënderon të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje, kurse ekipet edhe për ndeshjet e dhëna dhe cilësore, duke uruar suksese në të ardhmën!
Në emër të kryesisë
Ekipi ër informim (A.J.)
Në vazhdim disa foto të pranuara nga dita sportive!










