Nov. 122026
 

E dhimbshme të shkruhet rreshta për shokun që e njohëm me dekada, mikun tonë Luan Krekën, kryetarin dhe anëtarin e rregullt të kryesisë, aktivistin, bashkëkombësin, atdhetarin dhe njeriun e palodhur që ishim gjithmonë së bashku gjatë shtegtimeve tona!

E zorshme të gjinden fjalë që mund e përshkruajnë një njeri si Luanin!

Luan, e dije që ishe në zemrat tona,
dhe ne e dinim që ishim në shpirtin tënd!

Puna jote dhe veprat e tua, do të mbesin, në mesin tonë, ura të forta dhe shtytje në rrugëtimet tona!
Vullneti yt dhe dëshira jote, do të jenë hallkë e fortë e qëllimeve tona!
Ti do të mbetesh gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona!

Luan ishe, LUAN do të mbetesh përherë!
Ndihemi të nderuar dhe krenar që të njohëm e që të patëm!

Dritë qoftë gjithmonë amshimi yt!

Ngushëllojmë, familjen Kreka, të afërmit, shokët, miqtë, farefisin, bashkëpunëtorët, bashkëkombësit dhe të gjithë ata që e njohën Luan Krekën!

Me pikëllim,
kryesia dhe Liga Shqiptare e Futbollit në Austri!
Ekipi për informim (A.J.)

 12. November 2026