Apr 222013
 

Liga Shqiptare e Futbollit ne Austri

Ne nje fushe jashtezakonisht te pershtatshme per loje dhe kohe me diell e ne pranine e me shume se 500 shikuesve u zhvillua xhiroja e trete dhe e katert e LSHFA-se ( Raundi i dyte) ku u arriten rezultate mjaft te befasishme dhe u treguan lojera shume interesante . Per here te pare ne historikun e egzistimit te LSHFA-se u zhvillua edhe ndeshja e te rinjeve te FC Timi dhe KF Lahuta e Malesise e cila perfundoi  me rezultatin 7: 0 ne te mire te KF Lahuta e Malesise  shpresojme se kjo nisme do te gjej perkrahje edhe te ekipet tjera garuese ne LSHFA.

Ne Raundin e sodit vlen te theksohet ndeshja ne mese te FC Shqiponja dhe SHKS Afrim Zhitia e cila perfundoi me  rezultat te barabarte 2:2 ku u tregua gjat gjithe ndeshjes nje nivel i larte sportive dhe discipline e cila duhet te sherbej si shembull per ekipet tjera garuese. Gjat gjith kohes ndeshja ishte i niveluar dhe ne funde mund te themi se rezultati i barabarte ishte epilogu real i ketij takimi

. Takim i cili zgjoi po ahtu kersherine e shikuesve ishte ai ne mes te FC Shqiponja dhe FC Timi i cili perfundoi 4:3 ne te mire te FC Shqiponja po ashtu edhe takimi SHKS Afrim Zhitia dhe FC Sharri ishte nje takim ne te cilin u tregua nivel i larte sportive dhe rezultati perfundimtar 1:1 ishte epilog i cili i kenaqi te dyja ekipet.

Kampioni ne fuqi FC Vellaznimi sot pesoi dy humbje rresht vlen te permendet sidomos ndeshja me KF Lahuta e Malesise ku FC Vellaznimi pesoi 1:3 , ishte kjo nje ndeshje nder me te bukurat e Raundit te dyte, nje rivalitet i pashoq, me shume shanse per gole nga te dyja palet  fillimisht ekipi i KF Lahuta e Malesise kaloi ne epersi pas nje kombinimi te bukur. Nuk vonoi shume dhe FC Vellazenimi nga nderprerja arriti te barazoj shifrat ne 1:1 por ky gezim i FC Vellaznimit nuk zgjati shume pasi KF Lahuta e Malesise pas nje kunderzbritje te shpejte arriti serish te kaloj ne epersi .

Me te filluar pjesa e dyte KF Lahuta e Malesise tregoi se sote e ka shume seriozishte dhe pas vetem pak minutash shtoi avantazhin ne 3:1, deri ne funde te takimit te kota ishin veprimet e FC Vellazenimi per te arritur nje rezultat me te favorshem  sepse KF Lahuta e Malesise me disciplin te hekurt dhe me kombinime te shpeshta arriti qe ta perfundoj takimin me 3:1 gje qe i rrit gjasat e KF Lahuta e Malesis per nje plasman me te mire ne LSHFA. Vlen te theksohet se edhe FC Megi dhe FC BISH regjistruan nga nje fitore te merituar. FC Struga vazhdoi me lojera te dobeta dhe si duket sivjet do ta kete shume veshtire te jet ajo FC Struga e moqme e cila ishte ne gjendje te mposht secilin ekip pa perjashtim.

Ndeshje mjaft interesante ishte edhe ajo ne mes FC Timi dhe FC Vellaznimi  ku u shenuan gjithsejt 11 gola qe eshte nje tregues se sulmuesit ishin mjaft te disponuar per loje, ne fund me merite fitoi ekipi me i mire ai i FC Timi me rezultatin perfundimtar 6:5. Renditjes tabelare me merite i prine FC Megi .

Ne fund vlen te theksohet edhe angazhimi i pa shoq i Vezhguesve te Liges ( z. Hajdar Shabani , z.Pal Lekaj dhe z.Salih Gashi) te cilet kryen me kompetence detyrat e veta.

 

Abdullah Abdullahu

 22. April 2013
Apr 192013
 

 

 

Ndeshje që pritet me vëmendje

Fc Timi paraljmron një nga derbit e radhës.

 19. April 2013
Apr 172013
 

 17. April 2013
Apr 152013
 

800 Nenshkrime per pranimin e Federates se Futbollit te Kosoves ne FIFA dhe UEFA

 

Organizuar nga LSHFA ( Liga Shqiptare e Futbollit ne Austri) me date 12.04.2013 u finalizua mbledhja e nenshkrimeve ( 800) ne forme Peticioni ne mbeshtetje te pranimit te Federates se Futbollit te Kosoves ne FIFA dhe UEFA, ky Peticion  iu dergua z.Sep Blatter president i FIFA, z.Michel Platini president i UEFA dhe z. Ban Ki-Moon  sekretar i pergjithshem i OKB-se.

Ne kete Peticion  u pershkrua situata e Futbollit ne Republiken e Kosoves  dhe e gjithe sportedashesve qe pa fajin e tyre mbesin akoma te izoluar nga pjesmarrja ne ngjarjet nderkombetare te Futbollit ! U shpreh paknaqesia me faktin se Federata e Futbollit te Kosoves  vazhdon te jet jashte institucioneve nderkombetare te Futbollit, edhe pas  5 viteve pavaresi, edhe pas pranimit te shtetit te Kosoves nag afro 100 shtete te Botes  nder to shtete  ne te cilat jane mbajtur kampionate Boterore dhe  Evropiane te Futbollit  e sidomos fakti se FFK duhet te zhvilloj vetem ndeshje nderkombetare dhe ate vetem me lejen e shtetit te Serbise gje qe kalon te gjitha nivelet e nje logjike te shendosh sportive. Me kete Peticion u kerkua nga institucionet e lartepermendura qe te thirren ne logjiken e shendosh sportive , te lirohen nga paragjykimet politike , te kujtojne gjenocidin qe beri shteti serb mbi popullaten e pafajshme te Kosoves  dhe ne kete menyre te hapin rrugen per pranimin definitiv te FFK ne FIFA dhe UEFA.

Si e cekem me larte kete Peticion e mbeshteten me shume se 800 Bashkeatdhetar  nga  treva te ndryshme Shqipetare, shfrytezojme nga rasti te pershendesim sidomos kontributin e pashoq te z.Vaxhid Bislimi menaxher i FC Timi,z.Mustaf Alija,z.Haki Ramadani, z, Gjon Doda, KF Fortuna nga Oslo me z. Besmir Haxhikadrija, gazetarin Ilijasa  Abazi nga fshati Sllupcan i Kumanoves si dhe Afaristin e njohur nga Vjena  z. Gjevat Balaj  pronar i AlbaKopie  dhe te  gjithe ata qe vune nenshkrimet e tyre ne Peticionin per vancimin e pozites se FFK-se.

 

 

LSHFA

 

Abdullah Abdullahu

 15. April 2013
Suffusion theme