Takimi i radhës së Kryesisë mbahet më 15.11.2014, në selinë e Ligës.
Me rastin e maniefstimit të pesë vjetorit të themelimit dhe të funksionimit të pandërprerë të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ftohen të gjitha ekipet që ishin dhe ato që janë pjesë e Ligës tonë, të gjithë aktivistët që nga fillimi i deri më sot, të gjitha ekipet punuese që nga themelimi i Ligës, dhe përfaqësuesit sëbashku me lojtarët e ekipeve, që të marrin pjesë në këtë manifestim festiv.
Manifestimi me rastin e PESË VJETORIT të themelimit dhe funksionimit të ligës do të mbahet në adresën:
„Alter Turnsaal“,
Eichamststrasse 4/6,
2230 Gänserndorf,
më datën 23.11.2014, në orën 12:00.
Për informata më të hollësishme mund të na shkruani/drejtoheni përmes formularit kontaktues.
Këtë të shtunë, në selinë e Ligës, në Rögergasse 16, 1090 Vjenë, përfundoi takimi i fundit për KAMPIONATIN 2014, ku në mledhjen e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri u diskutua në detaje vazhdimsia e garave futbollistike që kaloi këtë vit dhe njëherit u zyrtarizua edhe përfundimi i Kampionatit, që tashmë ishte i pesti me radhë.
Nga të pranishmit, ku përveç kryesisë së ngushtë, ishin edhe përfaqësuesit e komisioneve disciplinor dhe atij të garave, por edhe përfaqësues të referëve dhe aktivistë që kontribuojnë në këtë ligë.
Përveç që u vlerësua lartë niveli disciplonor i lojtarëve dhe ekipeve pjesëmarrëse në këtë Kampionat, poashtu edhe puna organizative e të gjitha grupeve punuese dhe përkrahësve u vlerësua shumë dhe ky ishte padyshim ndër pesë kampionatat më të sukseshmëm, si në koordinimin e punëve në mes të grupeve punuese poashtu edhe në përmbylljen e plotë të këtij Kampionati, që këtë vit ishte finalizuar pikërisht në përmbylljen e Javës Kulturore Shqiptare në Austri. Javë kjo, që u mbajt për herë të parë në përmasa të tilla dhe që u organizua nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri.
Pas raporteve të grupeve punuese dhe shprehjeve të mendimeve nga aktivistët e kësaj Lige, filluan koordinimet e punëve për planifikimet e radhës, që për detajet e tyre do të njoftoheni së shpejti.
Duke falënderuar të gjitha ekipet punuese brenda Ligës sonë, të gjithë aktivistët dhe poashtu të gjitha ekipet e futbollit pjesëmarrëse në këtë Kampionat, një falënderim tjetër shkon edhe për bashkëpunëtorët e jashtëm dhe poashtu publikun sportdashës, vlerat e të cilëve janë të paharruara në mesin tonë!
Deri në takimet dhe aktivitetet e tjera,
Mirëmbetshi!
Takimi i radhës, i përaqësuesëve në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, është më 18.10.2014, duke filluar në orën 20:30, në selinë e Ligës, në Rögergasse 16, 1090 Vjenë.