Këtë të diel, në BARBARA STADION në Prottes, u hap zyrtarisht Kampionati i Futbollit 2014, që organizon Liga Shqiptare e Futbollit në Austri. Është kjo hera e pestë radhazi, që Liga Shqiptare organion Kampionat të Futbollit, që luhet me sistem pikësh.
Në fjalën e hapjes së Kampionatit të sivjem, kryetari i kësaj lige, Qani Sulejmani, i falënderoi ekipet pjesëmarrëse dhe të gjithë aktivistët por edhe ata që kontribuan dhe po kontribuojnë në organizmin dhe në profesionalizmin e kësaj lige, që njëherit njihet si liga e vetme shqiptare e futbollit e këtij lloji jashtë trojeve tona.
Me kërkesë që garat të jenë sa më FAIR PLAY, kryetari Qani Sulejmani hapi edhe këtë vit të garave, duke iu dëshiruar të gjitha ekipeve suksese në këtë kampionat.
Kjo Ligë në përbërje ka edhe gjyqtarët, të cilët janë të licensuar nga organet zyrtare të Austrisë, ku kontributi i tyre në ngritjen profesionale të këtyre garave është mjaft i madh, si në teren, në përgaditjen e dokumentacioneve përkatëse por edhe në trajnime të trajnerëve të ekipeve.
Ngritja profesionale e ekipeve në tërësi, shtoi interesimin jo vetëm të sportistëve shqiptarë, por edhe të sportistëve të kominiteteve tjera që jetojnë në Austri.
Përpos që Ligës sivjet iu bashkangjitën tri ekipe të reja, për herë të parë në mesin e garuesëve është edhe një ekip nga komuniteti turk, që shprehën dëshirën për të provuar forcat e tyre në Kampionatin e Futbollit 2014.
E veçantë në Kampionatin e sivjetëm është edhe pjesëmarrja e lojtarëve nga liga e parë profesioniste e futbollit të Austrisë, por edhe lojtarë nga komunitetet e tjera, si brazilian, turq, austriak, etj.
Përzgjedhja e vendit ku do të zhvillohen ndershjet, BARBARA STADION në Protes, është me rëndësitë të veçantë, ku lojtarëve iu ofrohen kushte moderne të nivelit të lartë, me një fushë me barë natyror (dhe jo artificiale), por edhe me vendet e posaçme për lojtarë, si për kushtet higjienike, pushim, ushqim, etj..
Ky ambient, që mund të quhet edhe ambient familjar, ofron të gjitha kushtet për publikun. Me ulëse nën mbulojë, kantinë për ushqim dhe pije, mundësi për fëmijë që të luajnë me top, por edhe muzikë të përzgjedhur shqipe.
Vlenë të theksohet edhe kontributi i Kuzhinës me traditë shqiptare nga skara, që në çdo kohë ishte dhe është në krah të Ligës sonë.
Ndeshjet e radhës të Kampionatit do të zhvillohen më 18 maj 2014, poashtu në Prottes, në BARBARA STADION. Njëherit të gjithë dashamirët e sportit, por edhe ata që dëshirojnë të kalojnë në një ambient familjar festiv, janë të mirëseardhur.
Mirupafshim!