Dez 212018
 

Të nderuar miq të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri dhe ju dashamirë të sportit,

viti 2018 u percoll me shumë aktivitete të ndryshme, si me ato sportive dhe kulturore të komunitetit shqiptar në Austri. Tani jemi në përmbylljen e këtij viti ku na presin ditë të festave dhe ndrrimi i motmoteve.

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri ju uron të gjithë shqiptarëve, kudo qofshin, shëndet, lumturi e paqe, si dhe suksese në të gjitha fushat e jetës. Dhe me ndrrimin e moteve zhvillim të mbarë në të gjitha sferat e interesit kombëtar dhe atë personal.

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri do të qëndron besnik me aktivitete edhe në vitin e ardhshëm, në vitin 2019, kur do të përmbushën 10 VJET aktivitet të pandërprerë të Ligës Shqiptare!
Gëzuar vitin e ri 2019!

 21. Dezember 2018
Dez 102018
 

Në Bad Vöslau, manifestim sportiv ku morën pjesë 20 ekipeve, ku ishte e ftuar edhe përfaqësuesja e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, u mbajtën ndeshjet në turneun e futbollit, ku përfaqësuesja arriti të prezantohet me ndeshje mjaft cilësore në të gjitha aspektet.

Ishte kënaqësi shumë e madhe, pasi që ishte ekipi më i pëlqyer nga publiku, duke anashkaluar rezultatet e arritura në ndeshjet e zhvilluara. Duartrokitjet e forta dhe brohoritjet nga publiku ishin të papërshkruaeshme, kur sporttistët e Ligës Shqiptare arritnin fitoret e tyre.

Përfaqësuesja e Ligës Shqiptare, mposhti ekipin më konkurrent në këtë turne, ekipin SAN GLAS, ku kishte futbollistë profesionisë edhe nga ekipet që garojnë në nivelet më të larta, si FK AUSTRIA dhe FAC. Kjo fitore ishte me meritë të plotë, ku publiku pati rastin dhe kënaqësinë të shoh kualitetin e sportistëve të Ligës Shqiptare të Futbollit në Asutri.

 

Kryetari Halil Jashari, që mori pjesë, falënderoi ata çuna që japën maksimumin në lojrat e tyre, po ashtu trajnerin e Ligës Shqiptare Musliun, si dhe anëtarët e kryesisë që ishin pjesëmarrës, Luanin, Bashkimin dhe Luanin, që qëndruan afër bashkëlojtarëve deri në fund.

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim

 

 

 10. Dezember 2018
Suffusion theme