Jun 122024
 

Logoje zyrtare e 25 VJETORIT TË ÇLIRIMIT

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri uron gjithë popullin e Kosovës, në mbarë botë, në 25 VJETORIN E ÇLIRIMIT!

Urime Kosovën e lirë, tash e njëzetepesëvjet!

Ekipi për informim(A.J.)

 

 12. Juni 2024
Jun 082024
 

Sot, në Vjenë, mbahet takimi i kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Në rend të ditës janë shqyrtimet e planifikimeve të deritashme, bashkëpunimet, si dhe organizimet e radhës, në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Në takim janë të ftuar anëtarët e kryesisë, si dhe kryesia e gjërë!
Takimi fillon në orën 18:00, në Vjenë, në adresën dërguar kryesisë!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 8. Juni 2024
Mai 132024
 

Përfunduan GARAT E KUPËS 2024, që organizohen nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, ku fituesi KINGSMAN BARBERSHOP gëzon titullin e të parit dhe fiton të drejtën të mbajë KUPËS PËRCJELLËSE të Ligës Shqiptare gjatë tërë vitit!

Materiali në përgatitje, por deri në përgatitje do publikojmë pak foto…

 

Suksese në garat e tjera!

Ekipi për informim (A.J.)

 13. Mai 2024
Mai 112024
 

Njoftim nga Liga Shqiptare e Futbollitnë Austri!

Të nderuar dashamirë të kulturës dhe sportit,

këtë tö diel do të ketë aktivitet të dyfishtë, ku përveç ndeshjeve për GARAT E KUPËS 2024 në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, do të ketë edhe turne në futboll për nxënësit që mësojnë Gjuhën Shqipe.

  1. GARAT E KUPËS 2024 – ndeshjet në futboll për Kupën e Ligës!
  2. TURNE PËR NXËNËS – në futboll! (Mirë se vini sportistë të vegjël!)

Vendi i mbajtjes është caktuar BARBARA STADION në Prottes, të cilin e gjeni të detajuar në vazhdim!

Vendi: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse (SC OMV Prottes)
Ndeshjet: Duke filluar nga ora 10:00 (ekipet duhet më herët, në 9:30)
Turneu për fëmijë: Pas shortit, që parashihet në orën 10:00!

TERENI: Jasht – Stadium futbolli, me bari natyror
FUSHA: Bari natyror – KUJDES për mbathjen (NUK është bari artificial)

 

Liga Shiqptare e Futbollit në Austri - Garat e Kupës 2024

Liga Shiqptare e Futbollit në Austri – Garat e Kupës 2024

 

Ju mirëpresim të gjithëve, ndërsa ekipeve garuese ju urojmë lojë fair play dhe suksese në gara!

 

HARTA (kliko)
PËR KONTAKT (kliko)
ADRESA: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse (SC OMV)
ORA PËR EKIPET: 10:00
TERENI: Jasht – Stadium futbolli, me bari natyror
FUSHA: Bari natyror – KUJDES për mbathjen (NUK është bari artificial)

Të gjithëve ju urojmë  suksese në garat e futbollit gjatë tunreut GARAT E KUPËS 2024, kurse nxënësve ju urojmë kënaqësi në gjirin e komunitetit tonë!

 

Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 11. Mai 2024
Mai 082024
 

Klubi Futbollistik KRENARIA liron vendin në GARAT E KUPËS 2024, me qëllim që vendin t’ia lëshojë një ekipi mysafir. Ky vendim u mor më datën 04.05.2024, me çka u informuan organet e Ligës Shqiptare.

Këtë vendim KRENARIA e merr, pasi që Liga Shqiptare e Futbollit në Austri kishte marrë vendim për caktimin e numrit maksimal të ekipeve që do të marrin pjesë në Garat e Kupës 2024. Kjo është hera e dytë që krenaria luan me bujarinë dhe respektin, në mënyrë që ekipet e zjarrta të mos mbesin anash gjatë garave që organizon Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Vlenë të përmendet fakti që KF KRENARIA garon në Ligën Shqiptare që nga viti 2014, ndërsa themelimi filloi në fun të vitit 2013, duke shtuar numrin e ekipeve që rregullish marrin pjesë në garat e ndryeshme në Ligën Shqiptare.

Falënderim të veçant për shoqatën KRENARIA, që ,me Klubin Futbollistik KRENARIA, gjithmonë është në mesin e Ligës Shqiptare, që nga themelimi!

Ekipi për informim (A.J.)

 

 8. Mai 2024
Suffusion theme