Mbrëmë, në selinë e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri (Vjenë), në Rögergasse 16/1 (Cafe TIMI), u mbajt takimi i radhës i kryesisë së Ligës. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të ekipeve, por dhe aktivistë që dëshirojnë të ndihmojnë në këtë Ligë.
Në këtë takim, pas shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, që theks të veçantë kishin organizimin e KAMPIONATIT për këtë vit, 27 prilli u zyrtarizua si datë e fillimit të Kampionatit të Futbollit për vitin 2014. Të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë KAMPIONAT do të njoftohen edhe zyrtarisht për detaje.
Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe kërkesat e parashtruara të ekipeve tjera që kan shprehë dëshirën për të qenë pjesë e Kampionatit 2014. Pritet të merret vendimi i Kryesisë në lidhje me kërkesat e tyre.
Të gjithë të interesuarit tjerë për pjesëmarrje në këtë Kampionat, mund të bëjnë paraqitjen e ekipeve të tyre deri më datën 12.04.2014, ku pastaj bëhet hedhja e shortit dhe publikimi i orareve përfundimtare të ndeshjeve për këtë vit.
Takimi i radhës i Kryesisë së Ligës do të mbahet më datën 12.04, në selinë e Ligës.
Ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin 2014, u urojmë fat në luftën për KAMPION dhe në garat për SUPERKUPË!
Nga Kryesia,
Vjenë, 30.04.2014