Apr 012013
 

                Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

Njoftim për ekipet garuese në LSHFA

Në bazë të kërkesës së FC Shqiponja për regjistrim pas skadimit të afatit të paraparë dhe pas komunikimit të orarit të zhvillimit të ndeshjeve për sezonin 2013 Komisioni i garave dhe kryesia e LSHFA pas konusltimeve te zhvilluara (FC Vëllaznimi,KF Lahuta e Malësisë, SHKS Afrim Zhitia,BISH,FC Struga,FC TimiFc Megi Fc Sharri) me shumicën e ekipeve pjesemarrëse morri vendim si në vijim :

FC Shqiponja pranohet si ekip me të drejta të plota në kuadër të LSHFA-së dhe menjëherë do të inkorporohet në sistemin e garave që do të përpilohet rishtazi dhe do të bëhet publik që me datën 02.04.2013.

Kryesia dhe Komisioni i garave i LSHFA u kërkon falje publike të gjitha ekipeve pjesemarrëse dhe njeherit i falimenderon publikisht për kompromisin e treguar në lidhje me pranimin e ekipit FC Shqiponja për sezonin garues 2013

 

Duke JU dëshiruar pregaditje sa me te mira dhe nje start sa me te sukseshem ne sezonin 2013.

Ju përshëndesim perzemërsisht

Kryesia e LSHFA dhe Komisioni i garave.

 1. April 2013
Suffusion theme