Boksieri shqiptar Shpëtim Shala do të boksojë të shtunën në Vjenë
Të përkrahim sportistin tonë në Vjenë në meçin kundër Tomas Adamek
Shpëtim Shala, nga Peja i cili jeton në Vjenë do të luftojë të shtunën, me 4 Maj 2013 nëSchwechat pranë Vjenës përtitullin e tretë internacional.
Boksieri profesionit nga Peja i cili jeton dhe studion në Vjenë, 27 vjeqari Shpëtim Shala është pranë edhe një fitore të vlefshme. ‘‘Bomberi’’ kosovar këtë radhë do të boksojë për Titullin Internacional. Kundërshtar i tij do të jetë boksieri me përvojë Tomas Adamek. Meçi zhvillohet të shtunën, me 4 maj 2013 në Möhringgasse 2-4, 2320 Schwechat (afër Vjenës) nga ora 19:00. Shala tashmë ka 15 fitore nga po aq meçe të zhvilluara në boksin profesionist.
Salla ku do të zhvillohet ky duel do të jetë e mbushur përplot me shikues. Televizionet do të bëjnë transmetimin e drejtpërdrejtë. Pritet që kjo të jetë lufta më interesante e mbrëmjes në të cilën do të tregohet mjeshtëria e këtij sporti luftarak. Është rast i mirë që tifozët shqiptarë gjatë tërë kohës të përkrahin boksierin e tyre dhe të valojnë flamurin kuq e zi. Pra, ju ftojmë të mbështesim këtë djalosh i cili po radhit suksese në këtë sport.
Ejani dhe ju me ne të shtunën, me 4 Maj 2013 në Schwechat pranë Vjenës.