Njoftojmë të gjitha ekipet dhe pjestarët e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të gjithë sportdashësit dhe adhuruesit e sportit, se RAUNDI I DYTË i ndeshjeve të KAMPIONATIT 2014, do të mbahet më 25.05 në BARBARA STADION në PROTTES, që nga ora 9:00.
Dje, më 22.05 në Gensendorf, në takimin e dy kryesive, kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri dhe kryesisë së Shoqatës „Afrim Zhitia“, u dha pëlqimi dhe u mor vendimi, që RAUNDI I DYTË i Ligës së Futbollit i penguar nga shiu i madh javën e kaluar, të mbahet krah për krah me Turnirin Tradicional të Futbollit për nxënësit e ciklit të lartë dhe të ulët, të organizuar nga Shoqata Kulturo-Sportive „Afrim Zhitia“.
Vendi ku do të mbahen garat, BARBARA STADION 2242 PROTTES, ka kapacitete të mjaftueshme për mbajtjen e këtyre dy aktiviteteve sportive, prandaj besojmë që ky bashkëpunim do të sjellë rezultate edhe më të mirë këtë të diel.
Duke ju uruar të kaloni sa më mirë, në këtë ditë festive ku do të ketë edhe kuzhinë shqiptare, ftojmë pjesmarrjen e të gjithë komunitetit tonë dhe dashamirëve tjerë për një shijim të kësaj dite me vlerë.
Ekipet e Ligës lusim të jenë aty që në orën 9:00!
Kryesia e Ligës