Ekipi për informim, që vepron në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, informon se Klubi Futbollistik KF KRENARIA, që në Kampionatin 2014, nuk pati lojë pa shënuar nga 2 deri në 6 gola, premton përforcime të reja!
Edhe pse ky ekip simpatik nuk arriti të rënditet në podest që të stoliset me Kupë dhe Medalje, në vitin 2014 mori Trofeun si EKIPI FAIR PALY!
Ndër ndeshjet me të mira veçohet ndeshja e futbollit në mes të kandidatit pët titullin e Kampionit AFRIM ZHITIA, ku KF KRENARIA shënoi fitore bindëse dhe me plot meritë, me një rezultat 5:2 që askush nuk e priste, duke zvogluar kështu gjasat e ekipit AFRIM ZHITIA për të qenë të parët!
Poashtu ndeshja kundër FC TIMIT, ishte ndër ndeshjet mëtë „nxehta“, kur në minutën e fundit të ndeshjes KF KRENARIA barazon rezultatin në 6:6! Në sekondat e fundit atë kohë shënoi FC TIMI duke rritur epërsinë në 7:6!
Presim të shohim në fushën e lojës përgatitjet e KF KRENARIA dhe urojmë suksese për informatën e dhënë!
Ekipi për informim