Prottes, BARBARA STADION, 11.10.2015
Sot, në një atmosferë kulturore dhe sportive, përfundon Kampionati i Futbollit 2015,
që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, ku emocionet e ekipeve janë në kulm, pasi që „lufta“ për titull u mbetet ekipeve KF STRUGA dhe FC TIMI, që treguan shumë suksese gjatë këtij kampionati!
Po ashtu edhe për vendin e tretë, teorikisht, garojnë FC SHQIPONJA, GALATASARAY dhe EP PRESHEVA, kurse KF DRENICA humbë këtë mundësi për vetëm 1 Pikë!
Ndërsa për të gjithë mysafirët e ftuar, aktivistët dhe sportdashësit, mbetet të shohim ndeshje cilësore nën tingujt folklorik të artistëve të ftuar dhe po ashtu rë kënaqemi me vallet tona tradicionale, që do të prezantohen nga bashkëpunëtorët tonë të ngushtë, për të cilët ju kemi njoftuar edhe më herët!
Ekipi për informim