Përfundoi me sukses takimi me përfaqësuesit e ekipeve, që do të garojnë në KAMPIONATIN 2017, tashmë të tet-in (8) me radhë, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.
Sukseset shumëvjeçare të kësaj Lige, të veçantë për nga aktiviteti i saj, u reflektua edhe sivjen, ku për pjesëmarrje në KAMPIONATIN 2017 janë deklaruar derimë tash nëntë (9) ekipe futbollistike!
Ky takim ishte me rëndësi të dyfishtë, pasi që u mbajt edhe KUVENDI ZGJEDHOR i Ligës Shqiptare, sipas rregulloreve me të cilan funksionon kjo ligë. Pjesëmarrësit e aktivistëve të Ligës Shqiptare dhe përfaqësuesit e ekipeve garuese, zgjodhën kryesinë e re, që sipas rregullores zgjidhet në afatin dyvjeçar. Kamisioni i pavarur, që u caktua nga të gjithë të pranishmit, pasi kreu detyrën me përpikshmëri, shpalli edhe listën e kryesisë së re.
Pasi që për këtë takim, për arsye të pasqyrimit real, ka më shumë për të publikuar dhe shpjeguar, do të njoftojmë së shpejti, pas përgatitjes së materialit!
Ekipeve garuese ju urojmë suksese në garat e KAMPIONATIT 2017 në futboll!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim