Nov 112017
Në takimin e kryesisë, ashtu sikur që ishte parashikuar, u bë ndarja e ekipeve nëpër grupe, ku hedhja e shortit vendosi fatin e ekipeve për TURNIRIN KUPA 2017, që do të mbahet në Vjenë, më 19.11.2017!
Ndeshjet e para fillojnë në orën 13:00! Ndërsa ekipet duhet të jenë në terenin sportiv, dhe të paraqiten të KRYESIA ose te KOMISIONI I GARAVE, më së largu deri në orën 12:30!
Informatat e plota, për ndarjen e ekipeve nëpër grupe, do të publikohen ditën e diel, më 12.11.2017, pas orës 20:00, pasi që ekipi teknik dhe komisioni i garave të kryej planifikimet për mbarëvajtjen e garave dhe përpunimin e materialit!
Ekipeve garuese u urojmë suksese në garë dhe presim lojë Fair-Play!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim
11. November 2017