Të prekur thellë dhe të tronditur, nga ngjarja tragjike në Graz, ngushëllojmë familjarët dhe të afërmit e viktimave të pafajshme, që nuk do të jenë më në mesin tonë, e që përgjithmonë do të kujtohen!
Urojmë që të ketë paqe dhe bashkëjetesë, nga të gjithë, për të gjithë, dhe që kjo ngjarje të mos përsëritet kurrë më!
Në emër ëtë Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri Ekipi për informim
Këtë të diel, në Stadiumin „BARBARA“ në PROTTES, u mbajtën GARAT E KUPËS 2025, që organizohen nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, ku fituesi për këtë vit është ekipi LUDI, apo sikur që njihet edhe me emrin „Friseur Ludi“! URIME!
Vendi i dytë i takoi ekipit „Abdyl Frashëri“, kurse fituesi i vitii 2024 kësaj radhe u rëndit në vendin e tretë!
Në turneun për fëmijë, që u organizua paralelisht, po në „BARBARA STADION“, ekipi „SV TIMI JUNIOR“ arriti të rënditet i pari dhe u titullua si fitues i turneut për fëmijë! Shpërblime morën fituesit nga të dy ciklet e fëmijëve, të rënditura në tri vendet e para.
Ekipeve fituese u urojmë suksese edhe në ndeshjet e radhës!
këtë të diel do të ketë aktivitet të dyfishtë, ku përveç ndeshjeve për GARAT E KUPËS 2025 në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, do të ketë edhe turne në futboll për nxënësit që mësojnë Gjuhën Shqipe.
GARAT E KUPËS 2025 – ndeshjet në futboll për Kupën e Ligës!
TURNE PËR NXËNËS – në futboll! (Mirë se vini sportistë të vegjël!)
Vendi i mbajtjes është caktuar BARBARA STADION në Prottes, të cilin e gjeni të detajuar në vazhdim!
Vendi: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse (SC OMV Prottes) Ndeshjet: Duke filluar nga ora 10:00 (ekipet duhet më herët, në 9:30) Turneu për fëmijë: Pas shortit, që parashihet në orën 10:00!
TERENI: Jasht – Stadium futbolli, me bari natyror FUSHA: Bari natyror – KUJDES për mbathjen (NUK është bari artificial)
Ju mirëpresim të gjithëve, ndërsa ekipeve garuese ju urojmë lojë fair play dhe suksese në gara!
HARTA (kliko) PËR KONTAKT (kliko) ADRESA: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse (SC OMV) ORA PËR EKIPET: 10:00 TERENI: Jasht – Stadium futbolli, me bari natyror FUSHA: Bari natyror – KUJDES për mbathjen (NUK është bari artificial)
Të gjithëve ju urojmë suksese në garat e futbollit gjatë tunreut GARAT E KUPËS 2025, kurse nxënësve ju urojmë kënaqësi në gjirin e komunitetit tonë!
Më datën 18.05.2025 do të organizohen GARAT E KUPËS 2025, në „Barbara Stadion“, Prottes, në të cilat, përveç ekipeve në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, dhe nëse mbeten vende, mund të marrin pjesë edhe ekipet e interesuara, për garën e ekipit më të mirë, i cili do ta fitojë kupën e veçant në GARAT E KUPËS 2025! Ky vendim u mor në takimin e kryesisë, të datës 26.04.2025!
Pagesa mund të bëhet te anëtarët e lartëpërmendur, si dhe përmes pagesës në konton e Ligës Shqiptare! Xhirollogaria e Ligës Shqiptare të Fultbollit në Austri
– Banka: MARCHFELDER BANK
– BIC: MVOGAT22XXX
– IBAN: AT074211045492830000
– Arsyeja / Verwendungszweck: „Kupa 25 – Emri i ekipit„