Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Kurban Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!
Ekipi për informim (A.J.)

Njoftim nga Liga Shqiptare e Futbollitnë Austri!
Të nderuar dashamirë të kulturës dhe sportit,
këtë të diel do të ketë aktivitet të dyfishtë, ku përveç ndeshjeve për GARAT E KUPËS 2026 në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, do të ketë edhe turne në futboll për nxënësit që mësojnë Gjuhën Shqipe.
Vendi i mbajtjes është caktuar BARBARA STADION në Prottes, të cilin e gjeni të detajuar në vazhdim!
Vendi: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse (SC OMV Prottes)
Ndeshjet: Duke filluar nga ora 10:00 (ekipet duhet më herët, në 9:30)
Turneu për fëmijë: Pas shortit, që parashihet në orën 10:00!
TERENI: Jasht – Stadium futbolli, me bari natyror
FUSHA: Bari natyror – KUJDES për mbathjen (NUK është bari artificial)
Ju mirëpresim të gjithëve, ndërsa ekipeve garuese ju urojmë lojë fair play dhe suksese në gara!
HARTA (kliko)
PËR KONTAKT (kliko)
ADRESA: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse (SC OMV)
ORA PËR EKIPET: 10:00
TERENI: Jasht – Stadium futbolli, me bari natyror
FUSHA: Bari natyror – KUJDES për mbathjen (NUK është bari artificial)
Të gjithëve ju urojmë suksese në garat e futbollit gjatë tunreut GARAT E KUPËS 2026, kurse nxënësve ju urojmë kënaqësi në gjirin e komunitetit tonë!
Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

Më 02.05.2026 mbahet takimi i radhës i kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!
Vendtakimi dhe ora e saktë tashmë janë përcjellë te anëtarët e kryesisë.
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)


Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve të krishterë, ua uron Pashkët, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet! GËZUAR PASHKËT!
Ekipi për informim (A.J.)