futbollishqip

Mai 272026
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Kurban Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!

Ekipi për informim (A.J.)

 27. Mai 2026
Mai 192026
 

Pjesëmarrja për ekipet është 150€
Paraqitja e ekipeve përmes telefonit:
Pagesa mund të bëhet te anëtarët e lartëpërmendur, si dhe përmes pagesës në konton e Ligës Shqiptare!
Xhirollogaria e Ligës Shqiptare të Fultbollit në Austri
  • – Emri: Albanische Fussball Liga
  • – Arsyeja/Verwendungszweck: Kupa26 – „Ekipi“
  • – IBAN: AT074211045492830000

 

Njoftim nga Liga Shqiptare e Futbollitnë Austri!

Të nderuar dashamirë të kulturës dhe sportit,

këtë të diel do të ketë aktivitet të dyfishtë, ku përveç ndeshjeve për GARAT E KUPËS 2026 në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, do të ketë edhe turne në futboll për nxënësit që mësojnë Gjuhën Shqipe.

  1. GARAT E KUPËS 2026 – ndeshjet në futboll për Kupën e Ligës!
  2. TURNE PËR NXËNËS – në futboll! (Mirë se vini sportistë të vegjël!)

Vendi i mbajtjes është caktuar BARBARA STADION në Prottes, të cilin e gjeni të detajuar në vazhdim!

Vendi: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse (SC OMV Prottes)
Ndeshjet: Duke filluar nga ora 10:00 (ekipet duhet më herët, në 9:30)
Turneu për fëmijë: Pas shortit, që parashihet në orën 10:00!

TERENI: Jasht – Stadium futbolli, me bari natyror
FUSHA: Bari natyror – KUJDES për mbathjen (NUK është bari artificial)

 

 

Ju mirëpresim të gjithëve, ndërsa ekipeve garuese ju urojmë lojë fair play dhe suksese në gara!

 

HARTA (kliko)
PËR KONTAKT (kliko)
ADRESA: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse (SC OMV)
ORA PËR EKIPET: 10:00
TERENI: Jasht – Stadium futbolli, me bari natyror
FUSHA: Bari natyror – KUJDES për mbathjen (NUK është bari artificial)

Të gjithëve ju urojmë  suksese në garat e futbollit gjatë tunreut GARAT E KUPËS 2026, kurse nxënësve ju urojmë kënaqësi në gjirin e komunitetit tonë!

 

Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 19. Mai 2026
Apr. 292026
 

Më 02.05.2026 mbahet takimi i radhës i kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Vendtakimi dhe ora e saktë tashmë janë përcjellë te anëtarët e kryesisë.

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 29. April 2026
März 282026
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve të krishterë, ua uron Pashkët, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet! GËZUAR PASHKËT!

Ekipi për informim (A.J.)

 28. März 2026