futbollishqip

Apr. 282025
 

VENDIM!

Më datën 18.05.2025 do të organizohen GARAT E KUPËS 2025, në „Barbara Stadion“, Prottes, në të cilat, përveç ekipeve në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, dhe nëse mbeten vende, mund të marrin pjesë edhe ekipet e interesuara, për garën e ekipit më të mirë, i cili do ta fitojë kupën e veçantGARAT E KUPËS 2025! Ky vendim u mor në takimin e kryesisë, të datës 26.04.2025!

 

Paraqitja e ekipeve përmes telefonit:

Pjesëmarrja për ekipet është 150€

Pagesa mund të bëhet te anëtarët e lartëpërmendur, si dhe përmes pagesës në konton e Ligës Shqiptare!
Xhirollogaria e Ligës Shqiptare të Fultbollit në Austri

  • – Banka: MARCHFELDER BANK
  • – BIC: MVOGAT22XXX
  • – IBAN: AT074211045492830000
  • – Arsyeja / Verwendungszweck: „Kupa 25 – Emri i ekipit

Pëe detaje të tjera, do të njoftojmë me kohë!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 28. April 2025
Apr. 222025
 

Më 26.04.2025, në Vjenë, mbahet takimi i kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Në rend të ditës janë përgatitjet e Garës së Kupës, që organizohet tashmë tradicionalisht nga Liga Shqiptare.

Detajet i publikojmë pas takimit!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 22. April 2025
Apr. 182025
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve të krishterë, ua uron Pashkët, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet! GËZUAR PASHKËT!

Ekipi për informim (A.J.)

 18. April 2025
März 302025
 

 

 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!

Ekipi për informim (A.J.)

 

 

 

 30. März 2025
Feb. 182025
 

Ka përfunduar me sukses Turneu i Pavarësisë, që Liga Shqiptare e Futbollit në Austri tradicionalisht, tash e shumë vite në radhë, organizon për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Turneun e nderoi me pjesëmarrje edhe Z. Albinot Bimbashi – i ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, i cili mbajti edhe fjalë të rastit.

Risi, të cilën Z. Bimbashi e tha para të gjithë të pranishmëve, ishte marrëveshja për patentshoferët e lëshuar nga Republika e Kosovës, të cilët nga muaji Mars mund të përkthehen në Austri, por pa pasë nevojë nënshtrimi në provim tjetër!!! Kjo u mirëprit dhe u përgëzua nga të gjithë!

Në turneun, në të cilin Liga Shqiptare ka numrin e rregullt dhe të fiksuar në gjashtëmbëdhjetë (16) ekipe, me meritë të plotë fitues u shpall ekipi

KINGSMAN BARBER SHOP

Kingsman Barber Shop – Fitues i Turneut Tradicional tö Pavarësisë 02/2025

Ekipet ishin të ndara në katër grupe, në garat kualifikuese, prej të cilave tetë (8) më të mirat fituan numrin e pikëve të mjaftueshme për vazhdimin e garave në fazën eliminuese.

Kualifikimet i kaluan këto ekipe:

  1. Kingsman Barber Shop (Grupi A)
  2. SV Timi Trans (Grupi A)
  3. Elezaj Dach (Gripi B)
  4. RD Immo GmbH (Grupi B)
  5. SV Albania (Grupi C)
  6. Sanxhaku (Grupi C)
  7. Friseur Ludi (Grupi D)
  8. KF Krenaria (Grupi D)

Kurse suksesin më të mirë në vendet e treta, por që rezuilatet nuk mjaftuan për kualifikim, ishin:

  • Gavrani Bau (4 Pikë – Grupi A)
  • IAM Schwarzdecker (4 Pikë – Grupi C)

Me vetëm nga një humbje, e që nuk mjaftoi për kualifikim, ishin:

  • Dukagjini (Grupi B)
  • FC Simba Sports (Grupi B)
  • Xh, Nur Ternitz (Grupi D)

Kurse kësaj radhe pa gjasa ishin:

  • Pagarusha (0 pikë – Grupi A)
  • Xh. Abdyl Frashëri (1 pikë – Grupi C)
  • BMW Optimus Performance (1 pikë – Grupi D)

Në garat eliminuese, në çerekfinale, pas fitoreve, garat i vazhduan:

  • Kingsman Barber Shop
  • SV Albania
  • SV Timi trans
  • Sanxhaku

Ndërsa pas përfundimin të garave, radhitja finale ishte kjo:

  1. Kingsman Barber Shop (Vendi 1)
  2. Sanxhaku (Vendi 2)
  3. SV Timi Trans (Vendi 3)
  4. SV Albania (Vendi 4)
  • KV Krenaria (ekipi fair play)
  • Lojtari më i mirë u shpall nga ekipi Kingsman Barber Shop, kurse
  • portieri më i mirë nga ekipi i Sanxhakut.

Karakteristikë në ndeshjet e eliminimit ishte që asnjë nga ndeshjet nuk rezultoi në penalti, por të gjitha u vendosën përmes golave të shënuar.

 

Ekipet pjesëmarrëse i falënderojmë për ndeshjet që kënaqën edhe publikun, në sallën e stërmbushur me spektatorë, kurse sportdashësit i falënderojmë për mbështetjen e plotë në realizimin e garave tona sportive!

Po ashtu falënderojmë Z. Albinot Bimbashi – të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës, i cili gjeti kohë këtë të diel të na nderoi me pjesëmarrje në këtë turne!

Falënderim të veçant për sponsorët në këtë turne: Timi Trans, Luani Bau, Kingsmna Barber Shop, Gavrani Bau

 


Disa foto që dërgoi ekipi teknik

 

 

Suksese në garat e tjera!

Ekipi për informim (A.J.)

 

 18. Februar 2025
Suffusion theme