futbollishqip

Sep. 012017
 

LOGO Liga

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Kurban Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!

Njëherit ju mirëpresim në raundin e radhës të ndeshjeve kampionale, më 17.09.2017, në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë!

Me nderime!
Ekipi për informim

 1. September 2017
Aug. 312017
 

Të nderuar sportdashës, të ndëruar pjesëmarrës dhe aktivistë!

Duke shpresuar të keni kaluar pushime të kënshme, ju njoftojmë se sipas bisedave me ekipet garuese, nga ana e kryesisë dhe e komisionit të garave, që NDESHJET KAMPIONALE do të zhvillohen më datën 17.09.2017! Por kësaj radhe NË VJENË, në Becirkun e 21-të (Bez. 21 – A-1210) !

Për datajet e ndeshjeve do të njoftoheni pas takimit të radhës të kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Urojmë të vazhdohet sukseset e deritashme dhe ndeshje fair play!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 31. August 2017
Juli 112017
 

PUSHIMET VERORE 2016

Të nderuar miq dhe dashamirë të sportit,

muajt korrik dhe gusht zgjojnë ëndrrat për pushimet verore. Ne si pjesë e „diasporës“ këtë kohë e shfrytëzojmë për vizita familjare dhe për pushime, ashtu sipas interesit dhe dëshirës. Liga Shqiptare e Futbollit në Austri uron gjithë „diasporës“ shqiptare, qe muajt e verës t’i kaloni sa më mirë dhe të kënaqur!

Rrugë të mbarë gjatë udhëtimeve ju uron

Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri

 11. Juli 2017
Mai 142017
 

Sot, në Prottes, përfunduan ndeshjet kampionale të xhiros së radhës, me befasi të shumta, ndeshje të forta dhe me ndryshime të shumta në tabelë.

Më të suksesshmit, sot, ishin ekipi TIMI dhe ekipi DEÇANI, që tashmë edhe kryesojnë tabelën, të ndjekur nga KËRÇOVA në vendin e tretë.

Ekipi i futbollit USAJ gjendet po ashtu në pjesën e sipërme të tabelës, me vetëm një pikë pas KËRÇOVËS. USAJ, në ndeshjet e sotme, treguan se mund të bëjnë befasi dhe të rikthejnë ndeshjen në favor të tyre, gjë që dëshmuan me shtimin e fitoreve në ndeshjet e sotme.

Ekipi PALESTINA, që sot treguan lojë shumë të forta, korrën fitoret e tyre dhe morën numrin e pikëve që i radhit në vendin e pestë në tabelë. Kjo i lë kandidat potencial për radhitje në pjesën e epërme, me vetëm dy pikë dallim nga vendi i tretë.

AFRIM ZHITIA shton edhe kësaj radhe minimalisht numrin e pikëve dhe radhitet afër mesit në tabelë, përkundër golave të shënuar, duke ndjekë PALESTINËN për të qëndruar në mesin e tabelës. Me pak fat dhe und të gjendeshin edhe në vendin e katërt, por kësaj radhe fati nuk ishte në anën e tyre.

KRENARIA, edhe pse shënon pa mëshirë gola, pa marrë parasysh se sa i fortë është kundërshtari, duke u radhitur me 18 gola e katërta për ka numri i golave të shënuara, mbetet megjithatë e parafundit me sistem pikësh, me vetëm katër pikë.

Më e pafat, në garat kampionale të këtij viti, që organizohen për herë të tetë nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, edhe sot, ishte ekipi BESA, që për momentin nuk shijuan ende pikët e këtij kampionati. Shpresojmë në më shumë fat për herat e tjera.

Njëra ndër ndeshjet, që ishte e paraparë si derbi i javës, në mes të ekipeve TIMI dhe KËRÇOVA, përfundoi me rezultat minimal në të mirë të ekipit TIMI, që tashmë edhe kryesojnë tabelën. Ishte një ndeshje e fortë, me aksione dhe kundëraksione dhe me një potencial të lartë sportiv dhe cilësor, që përfundoi me një nivel të lartë disiplino nga të dy ekipet, përkundër rëndësisë që kjo ndeshje kishte për radhitjen tabelare. Kjo fot e përbashkët dëshmon cilësinë e tyre.

Edhe një pamje para fillimit të ndeshjes së fundit për ditën e sotme, ku KRENARIA pos lëndimit të një lojtari, që zbehu mundësinë për fitore, nuk arriti t’u bën ballë sulmeve të shumta që ekipi USAJ kishin përgatitur për ta dhe me plot meritë USAJ mboshti lojtarët e ekipit KRENARIA.

Për fund, falënderojmë SHOQATËN HUMANITARE KËRÇOVA, për kuzhinën që kishin përgatitë për këtë raund, gjë që si gjithmonë forcon dhe mbushë me energji sportistët, dhe pjesëmarrësit gjatë ditëve sportive, tash e sa vjet, në kampionatet e organizuara nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe të gjithë aktivistët që ishin pjesë e këtij aktiviteti të sotëm, sportiv dhe shoqëror!

 

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 14. Mai 2017
Mai 122017
 

Rikujtojmë dhe njoftojmë ekipet garuese, të gjithë sportdashësit, aktivistët dhe anëtarët e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, se raudi i radhës (xhiroja e 2-të) do të mbahet këtë të diel, ashtu sikur që ishte caktuar para fillimit të kampionatit!

Njoftim: Kuzhina, në këtë xhiro, do të organizohet nga Shoqata Humanitare KËRÇOVA.

Sa për informim, një përmbyllje të shkurtër për ndeshjet e xhiros së 1-rë, në krye të tabelës kemi ekipin TIMI, që ndiqet menjëherë nga KËRÇOVA dhe pastaj nga ekipet e reja USAJ dhe DEÇANI. Po ashtu afër janë edhe AFRIM ZHITIA, me vetëm 3 pikë më pak se vendi i tretë, që mbahet nga ekipi USAJ. Ndërsa PALESTINA edhe pse kishte dy barazime deri më tash, dëshmoi se ka potencial për një radhitje më lartë në tabelë. KRENARIA shënoi si gjithherë pa mëshirë, me gjithsej 10 gola, por ishte e pa fat në grumbullimin e pikëve dhe mbetet e parafundit. Më të pa fat ishin kësaj radhe lojtarët e ekipit BESA, që treguan ndeshje simpatike, por nuk grumbulluan asnjë pikë!

Presim ndryshime në radhitjen tabelare gjatë xhiros së radhës, duke uruar suksese në garë dhe lojë fair play!

Sipas tabelës aktuale, derbi i radhës do të jetë TIMI-KËRÇOVA, përcjellë nga TIMI-USAJ, mandej DEÇANI-KËRÇOVA, pas të cilave do të krijohen ndryshime të mundshme në tabelë.

Sistemi i ndeshjeve të radhës është si në vazhdim,

Vendi i mbajtjes është caktuar përsëri në „BARBARA STADION“ në Prottes, të cilin e gjeni të detajuar në vazhdim!

Vendi i garave: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse
Ekipet: Duke filluar nga ora 9:30 (ekipet duhet të arrijnë në teren)
Ndeshjet: Duke filluar nga ora 10:00 (ekipet fillojnë ndeshjet)

KLIKO për MAPS
PROTTES-harta

Ju mirëpresim të gjithëve, ndërsa ekipeve garuese ju urojmë lojë fair play dhe suksese në  ndeshjet e xhiros së dytë në KANMPIONATIN E TETË (2017) të futbollit në Austri!

Ekipi për informim!

 

 12. Mai 2017
Suffusion theme