Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, me rastin e 18-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, uron të gjithë kosovarët, dhe të gjithë kombin tonë, për këtë ditë të rëndësishme!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri u uron të gjithë shqiptarëve, kudo qofshin, shëndet, lumturi e paqe, si dhe suksese në të gjitha fushat e jetës. Dhe me ndërrimin e moteve zhvillim të mbarë në të gjitha sferat e interesit kombëtar dhe atë personal.
Me rastin e festave të fundvitit, Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, u uron të gjithëve një fundvit të qetë e të rehatshëm dhe çdo të mirë në vitin 2026, me shpresë për ditë më të mira!
Urojmë së bashku „Urime dhe suksese“!
Ekipi për informim (A.J.)

Në emër të kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ua urojmë të gjithë shqiptarëve dhe bashkatdhetarëve, kudo që janë, festën e 28 Nëntorit, me shpresën për një të ardhme edhe më të mirë!
Urojmë së bashku!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)
Për nder të Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri organizoi një turne futbolli ku sporti dhe kultura u ndërthurën në mënyrë të shkëlqyer. Para një publiku të shumtë u zhvilluan ndeshje tepër cilësore dhe me shpirt të pastër sportiv.
Në përfundim të turneut, ekipet më të mira u renditën si më poshtë:
FC Sanxhaku – Vendi i parë
Bomber – Vendi i dytë
ekip i ardhur enkas nga Republika e Kosovës
Bish nga Vjena – Vendi i tretë
Plisat e Dukagjinit – Ekipi i katërt
Ekip që mori pjesë për herë të parë në këtë turne, pasuar nga ekipet e tjera sipas renditjes përkatëse.
Ngjarjes iu bashkua edhe Vlora Miftari me një program artistik, e cila performoi në mënyrë të shkëlqyer dhe u prit me duartrokitje të ngrohta nga publiku.
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri falënderon të gjitha ekipet pjesëmarrëse për kontributin dhe sportivitetin e treguar në event.
Në vazhndim fotografi nga manifestimi
Teksti dhe Foto – Halil Jashari
Ekipi për Informim
(A.J.)