futbollishqip

März 252015
 

PRESHEVA

Pjesëmarrjen në Kampionatin e Futbollit 2015 e konfirmon edhe ekipi PRESHEVA!

Sipas informatave të ekipit teknik, që funksionon në kuadër të ligës, na njoftojnë se nga FORMULARI ONLINE arriti procedura zyrtare e paraqitjes se ekipit PRESHEVA!

Falënderojmë ekipin e ri PRESHEVA, për pjesëmarrje në KAMPIONATIN E GJASHTË TË FUTBOLLIT, që organoizon Liga Shqiptare, dhe urojmë suksese në ndeshjet kampionale gjatë vitit 2015!

Ekipi për informim

 25. März 2015
März 242015
 

kampionati - lajmi

Kampioni 2014 – KF DRENICA, Nënkampioni – FC TIMI, dhe ekipi simpatik KF KRENARIA, vazhdojnë procedurat zyrtare për pjesëmarrje në KAMPIONATIN E FUTBOLLIT 2015, që është i gjashti me radhë i organizuar nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri!

Ekipet i falënderojmë për procedurat e rregullta dhe u urojmë suksese!

Ekipi për informim

 24. März 2015
März 232015
 

kampionati - lajmi

Për të garuar në KAMPIONATIN E FUTBOLLIT 2015, në Ligën Shqiptare të Futbollit, rikthehet KAMPIONI i viti 2010, STRUGA!

Poashtu VËLLAZËRIMI KREMS – NËNKAMPIONI 2010 rikthehet në Ligë, që atë kohë ofruan për shikuesit dhe sportdashësit mjaftë ndeshje cilësore!

Kurse vargun e rikthimit e vazhdon edhe SHQIPONJA VJENË, që në PODEST ishte në vitin 2013, duke u shpërblyer me vendin e tretë!

 

Falënderojmë ekipet që rikthehen në Ligë, dhe ju urojmë suksese në garë!

Ekipi për informim

 23. März 2015
März 232015
 

 

kampionati - lajmi

Paraqiten ekipet e para për pjesëmarrje në KAMPIONATIN E GJASHTË TË FUTBOLLIT për vitin 2015.

Në Kuvendin e Ligës, të datës 22.03.2015, pos tjerash, pika kryesore ishte pjesëmarrja e ekipeve në KAMPIONATIN 2015, që deri më tash ka 14 ekipe që dëshirojnë të marrin pjesë në garë. Gjatë kuvendit, tetë (8) ekipet e para u fiksuan  për këtë KAMPIONAT, kurse gjashtë (6) të tjera presin të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre! Priten vendimet e ekipeve të përcillen te organet e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Paraqitja e ekipeve bëhet ONLINE, përmes formularit që ekipi teknik tashmë ka vënë në funksion, ndërsa kushtet për pjesëmarrje janë:

Sipas vendimit të kryesisë, afati i kryerjes së të gjitha obligimeve,
për pjesëmarrje në KAMPIONATIN 2015, është caktuar të jetë data 15.04.2015!

EKIPET E FUTBOLLIT OBLIGOHEN:
        – Të paraqesin ekipin e futbollit ONLINE, te organet e Ligës, Kryesia apo Komisioni i Garave
        – Të kryejnë pagesën 400€ në xhirollogarinë e Ligës (shih vebfaqen, krahu i djathtë i informatave)
        – Të dërgojnë listën e plotë të emrave të lojtarëve dhe poashtu logon zyrtare ONLINE (përmes FORMULARIT)

mos zbatimi i këtyre pikave nuk mundëson pjesëmarrjen!

Për informata të tjera, ju njoftojmë së shpejti!

Ekipi për informim

 23. März 2015
März 222015
 

 22. März 2015
Suffusion theme