LIGA SHQIPTARE E FUTBOLLIT NË AUSTRI – 2019
LIGA SHQIPTARE E FUTBOLLIT NË AUSTRI
Të nderuar Bashkatdhetarë, me datë 13.02.2010, pas shumë vitesh përpjekje, u themelua Liga Shqiptare e Futbollit në Austri. Qëllimi i kësaj iniciative ka qenë dhe do të jetë që sporti shqiptar, sidomos futbolli në Austri, të prezantohet në mënyrë të organizuar dhe profesionale, të tregohet disiplinë dhe cilësi sportive.
Liga Shqiptare ka të zgjedhur:
Kryesia:
- Kryetar: Januz Saliuka
- Zv.Kryetar: Mexhid Bislimi
- Sekretar: Sali Gashi
- Zv. Sekretar: Vaxhid Bislimi
- Arkëtar: Halil Jashari
- Zv.Arkëtar: Luan Kreka
- Anëtar: Qamil Hyseni
- Anëtar: Ragip Gashi
- Anëtar: Bashkim
Anëtar NDERI:
- Kryetar nderi: Qani Sulejmani
Në kuadër të Ligës funksionon edhe Komisionet, Lidhjet dhe Ekipet e punës që përbëhen nga:
Komisioni i Garave:
- – Kryetar – Halil Jashari
- – Sali Gashi
- – Amir Januzaj
Komisioni Disiplinor:
- – Qamil Hyseni
- – Mexhid Bislimi
- – Abdullah Abdullahu
Lidhja e Referëve:
- Abdullah Abdullahu – Kryetar
- Qamil Hyseni
- Fuad Rexhepi
Ekipi Teknik:
- Ragip Gashi
- Vaxhid Bislimi
- Halil Jashari
- Amir Januzaj
Ekipi për informim:
- Halil Jashari
- Vaxhid Bislimi
- Sali Gashi
- Amir Januzaj
Menagjer dhe trajner:
- Musli Tahiraj – Trajner i Përfaqësueses së LSHFA-së
- Haki Ramadani – Fiziatër i Përfaqësueses
- Mexhid Bislimi – Menagjer i LSHFA-së
Për çështje të tjera:
- Amir Januzaj – Administrator i Web-faqes
- Vaxhid Bislimi – PR-komunikimi me publikun
- Amir Januzaj – Divizioni për marketing
Në ligën shqiptare kanë të drejtë të luajnë të gjitha ekipet shqiptare ose shoqatat shqiptare, që në fillim të vitit paguajnë antarsimin që paraprakisht përcaktohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri .
- Sistemi i ligës bazohet në një sistem turneu
- Luhet në fushë të vogël
- Shënohen pikët dhe formohet Tabelë sipas pikëve të grumbulluara
Në fund të vitit:
- Caktohet Kampioni i vitit
- Zgjedhet Futbollisti i vitit
- Portjeri i vitit
- Golashënuesi i vitit
- Ekipi Fair Play
Të nderuar sportdashës të futbollit, përfaqësues të ekipeve dhe pjesëmarrës të ligës shqiptare, gjatë turneve duhet që të mbajmë përgjegjësi dhe të veprojmë me përgjegjësi brenda dhe jashtë fushës, të respektojmë Rregullat dhe statutin e Ligës.
Kryesia e Ligës Shqipare të Futbollit në Austri ju dëshiron ekipeve anëtare suksese në vitin garues dhe ju lutet për fair play!