Jan 262018
 
Kampionati 2018

LIGA SHQIPTARE E FUTBOLLIT NË AUSTRI – Foto nga përmbylljet e kaluara

 

Mbrëmë, në mbledhjen e parë të kryesisë për këtë vit, u shpaluan planet për vitin 2018!

Risi për këtë vit do të jetë pjesëmarrja e disa ekipeve për fëmijë, që do të garojnë në KAMPIONATIN E FËMIJËVE, që zhvillohet përkrah KAMPIONATIT 2018 NË FUTBOLL, që organizohet për të nëntën herë me radhë!

Edhe këtë vit, sipas të gjitha gjasave, garat do të zhvillohen në Vjenë. Për detajet dhe vendimet e marra, do të njoftojmë me kohë.

Paraqitja e ekipeve parashihet të bëhet deri më 15 Mars 2018, kurse përgjigjet e para nga disa ekipe tashmë janë fikse.

Edhe këtë vit do të ketë ekipe të reja, që do të garojnë në garat kampionale të futbollit, të cilave ju urojmë suksese në gara!

 

Për informata të reaj, ju njoftojmë me kohë!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 26. Januar 2018
Suffusion theme