
Ka përfunduar me sukses Turneu i Pavarësisë, që Liga Shqiptare e Futbollit në Austri tradicionalisht, tash e shumë vite në radhë, organizon për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në turneun, në të cilin Liga Shqiptare ka numrin e rregullt dhe të fiksuar në gjashtëmbëdhjetë (16) ekipe, me meritë të plotë fitues u shpall ekipi
KINGSMAN BARBER SHOP
Kingsman Barber Shop – Fitues i Turneut Tradicional të Pavarësisë 02/2025
Ekipet pjesëmarrëse i falënderojmë për ndeshjet që kënaqën edhe publikun, në sallën e stërmbushur me spektatorë, kurse sportdashësit i falënderojmë për mbështetjen e plotë në realizimin e garave tona sportive!
Falënderim të veçant për sponsorët në këtë turne: Timi Trans, Luani Bau, Kingsmna Barber Shop, Gavrani Bau
Disa foto që dërgoi ekipi teknik
Suksese në garat e tjera!
Ekipi për informim (A.J.)