Nov 152018
 

Duke qenë në kontakt me organet përkatëse të Ligës dhe të informuar në detaje, grupi i referëve, që funksionon si organ në kuadër të Ligës, do të ketë përforcime dhe shtim në radhët e veta. E gjithë kjo, si rrjedhojë e rritjes së nivelit sportiv dhe e kualitetit të garave, qoftë nga udhëheqësit e ekipeve, nga trajnerët, por edhe nga futbollistët e shumtë, që janë të inkuadruar në ligat shtetërore të Austrisë!

Në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, garat zhvillohen sipas rregullave ndërkombëtare që nxjerren nga FIFA – UEFA, dhe poashtu me referë të licencuar. Trajnerët dhe përfaqësuesit tjerë të ekipeve që marrin pjesë në Ligë, trajnohen në nivele ndërkombëtare dhe licensohen nga organet kompetente të kësaj Lige! Në këtë mënyrë vazhdohet tradita e profesionalizimit në të gjitha nivelet, që janë pjesë e Ligës. Po të pyeteshin të gjitha ekipet e punës, që veprojnë në kuadër të ligës, pa dyshim se do të përgjigjeshin njëzëri me NE JEMI GATI!

Duke falënderuar REFERËT për kontributin e dhënë që nga themelimi i Ligës (2010) dhe për përcjelljen e vazhdueshme përkrah Ligës edhe në të ardhmen, urojmë për garat e radhës, të kalojmë sa më mirë së bashku!

Për informata të reja, do të informojmë me kohë!

Ekipi për informim

 15. November 2018
Suffusion theme