Klubi Futbollistik KRENARIA liron vendin në GARAT E KUPËS 2024, me qëllim që vendin t’ia lëshojë një ekipi mysafir. Ky vendim u mor më datën 04.05.2024, me çka u informuan organet e Ligës Shqiptare.
Këtë vendim KRENARIA e merr, pasi që Liga Shqiptare e Futbollit në Austri kishte marrë vendim për caktimin e numrit maksimal të ekipeve që do të marrin pjesë në Garat e Kupës 2024. Kjo është hera e dytë që krenaria luan me bujarinë dhe respektin, në mënyrë që ekipet e zjarrta të mos mbesin anash gjatë garave që organizon Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.
Vlenë të përmendet fakti që KF KRENARIA garon në Ligën Shqiptare që nga viti 2014, ndërsa themelimi filloi në fun të vitit 2013, duke shtuar numrin e ekipeve që rregullish marrin pjesë në garat e ndryeshme në Ligën Shqiptare.
Falënderim të veçant për shoqatën KRENARIA, që ,me Klubin Futbollistik KRENARIA, gjithmonë është në mesin e Ligës Shqiptare, që nga themelimi!
Ekipi për informim (A.J.)