Në radhën e parapërgatitjeve para fillimit të Kampionatit të Futbollit për vitin 2015, sipas informatave të Komisionit të Garave, që vepron në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, po finalizohen planifikimet për kampionatin e sivjem.
Kampionati i vitit 2015, i gjashti me radhë, që me sukses organizohet nga Liga Shqiptare, këtë vit do të ketë rritje të numrit të ekipeve pjesëmarrëse, me ç’rast Komisioni i Garave është në përmbyllje të shqyrtimit të planifikimeve të mundshme për realizimin sa më efikas dhe profesional të garave gjatë këtij viti. Sipas të gjitha gjasave, duket të ketë risi në mbarëvajtjen e ndeshjeve në Kampionatin e sivjem.
Deri më datën 15.04.2015, kan mbetur tashmë edhe dy javë kohë, deri sa do të jetë e hapur mundësia e paraqitjes së ekipeve (ONLINE) që dëshirojnë të marrin pjesë në garat kampionale të këtij viti. Kjo datë është caktuar, në Kuvendin e mbajtur para disa ditësh, të jetë data e fundin, edhe pse Kampionati zyrtarisht fillon më 03.05.2015 në Prottes, në mënyrë që të përmbyllet me sukses faza përgatitore për të gjitha komisionet dhe grupet punuese që veprojnë në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.
Ekipi për informim