Ftohen të gjithë përfaqësuesit e ekipeve të futbollit, pjesëmarrëse në KAMPIONATIN 2015, të gjitha komisionet, grupet dhe ekipet punuese, referët, anëtarët dhe aktivistë, që veprojnë në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, që të marrin pjesë në takimin e fundit përgatitor, para fillimit të ndeshjeve të kampionatit, që do të mbahet këtë të diel, më datën 26.04.2015, në orën 13:00, në selinë e Ligës, në Rögergasse 16, 1090 Vjenë.
Ky takim është i rëndësisë së veçantë, ku do të paraqitet plani i ndeshjeve, terminet dhe programi i sezonit pranverorë, dhe të gjitha pikat e nevojshme dhe konsultuese, para fillimit të kampionatit të gjashtë të futbollit, që organizohet në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.
Pjesëmarrja është e domosdoshme, prandaj mirupafshim!
Ekipi për informim