NDIHMË PËR SHQIPËRINË
Të nderuar aktivistë dhe bashkatdhetarë,
sipas premtimit, ju njoftojmë për vendimin e kryesisë, të marrë më datën 7.12.2019, në lidhje me ndihmën për të ndihmuar Shqipërinë me rastin e termetit që ndodhi para disa ditësh!
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri ishte dhe do të jetë në kontakt me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Vjenë, në këtë rast edhe për këtë aktivitet ndihmash, dhe ndihmat e mbledhura do të dorëzohen zyrtarisht dhe drejtpërdrejt te zyrtarët e Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë, gjegjësisht te ambasadori!
Po ashtu Liga Shqiptare do të organizojë edhe aktivitete tjera, që do të dedikohen pikërisht për ndihmë ndaj Shqipërisë, për çka do të njoftoheni me kohë!
Për pasqyrim dhe drejtësi (transparencë), secili që ndihmon, do të prezantohet në listë, edhe te organet e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, por edhe në faqën zyrtare të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!
Prandaj, ftojmë të gjithë ata që dëshirojnë të bashkangjiten në aksionin NDIHMË PËR SHQIPËRINË, që të kontribuojnë përmes dërgesave në KONTO! Për pyetje ju lusim të kontaktoni anëtarët e kryesisë ose organet e Ligës Shqiptare!
I falënderojmë që tash të gjtihë ata që i bashkangjiten këtij aksioni!
Xhirollogaria e Ligës Shqiptare të Fultbollit në Austri
- ARSYEJA/ Verwendunszweck: NDIHMË PËR SHQIPËRINË
- – Banka: MARCHFELDER BANK
- – BIC: MVOGAT22XXX
- – IBAN:AT074211045492830000