Në takimin e kryesisë, që u mbajt këtë të shtunë, më 13.04.2019, ashtu sikur që ishte paraparë, u konkretizuan hapat e mëtejm të Kampionatit 2019, si dhe u morën disa vendime të rëndësishme për garat kampionale të këtij viti.
Në kuadër të vendimeve të marra, pos tjerash, u dha afati i caktuar nga kryesia, për dy ekipet që munguan në hapjen e KAMPIONATIT 2019, që organizon Liga SHqiptare e Futbollit në Austri, që këtë vit mbahen për herën e dhjetë (10) me radhë.
Arsyetimi rreth fushës, e cila kësaj here u caktua të ishte jashtë qytetit të Vjenës, dhe afër të qytetit Wiener Neustadt, nuk u mor dhe nuk u arsyetua as nga kryesia, por as nga ekipet e punës, që veprojnë në kuadër të kryesisë së Ligës Shqiptare. Rikujtojmë se ky kampionat kishte interesim mjaft të madh të ekipeve, mbi dhjetë (10), që dëshironin pjesëmarrjen në kampionatin jubilar, por kryesia, në bashkëpunim dhe në kontakt me ekipet, mori vendimet fikse. Pas afatit të caktuar kohorë, nga 11 ekipet që donin pjesëmarrjen, vetëm 8 nga ato ishin konform vendimeve të Ligës, kurse të tjerat për shkaqe organizimi në ekipet e tyre mbetën jasht këtyre garave.
Gjatë takimit të kryesisë, anëtarën e kryesisë, morën përgjigje konkrete nga njëri nga ekipet që mungonte, dhe që vitin e kaluar ishte ekip i rregullt. Ekipi në fjalë, KUMANOVA, dëshmoj dhe konfirmoj se vazhdojnë pjesëmarrjen në ligë, por ajo ditë dhe ajo distancë sihte e papërballueshme për ata.
Nisur nga këto fakte, kryesia mori qëndrimet dhe vendimet e veta, për çka disa ekipe respektivisht anëtarë të ekipeve, morën ndeshkimet e tyre, pasi që nuk respektuan rregullat e kësaj lige, që janë konform rregullave ndërkombëtare të futbollit.
Pas konfirmimit të ekipit KUMANOVA për vazhdimin e garave, mbetet edhe ekipi BESA, që në afatin kohorë, që caktoi kryesia, të paraqiten te organet e Ligës Shqiptare sipas vendimi që u mor në këtë takim.
Për datën e xhiros së radhës, duke marrë parasyshë festat që vijnë, PASHKËT dhe BAJRAMIN, do të njoftojmë pasi kryesia të merr vendimin dhe datën e ndeshjeve.
Falënderojmë të gjithë sportistët, të gjithë sportdashësit, dhe të gjithë të pranishmit, që ishin në fillimin e Kampionatit të Dhjetë, që kësaj here ishte jashtë kryeqytetit, për dallim nga vitet e fundit!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)