Nov 062021
 

Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri mori nga organet kompetente austriake vendimin me shkrim, urdhëresë kjo, për ndërprerjen e organizimit të aktiviteteve sportive e kulturore për shkak të pandemisë!

E gjithë kjo vjen pak ditë para organizimit të ndeshjeve, që do të organizoheshin me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, që tradicionalisht mbahen tash e sa vjet në Austri. Me këtë rast, pas marrjes së shkresës zyrtare, kryesia vendosi të anulojë aktivitetet e parapara!

Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri njotfon të gjitha ekipet që tashmë shprehën dëshirën për pjesëmarrje në organizimin e caktuar për datën 21.11.2021, se ky organizim ANULOHET, me bazë në urdhëresën marrë nga shteti austriak, me qëllim të masava të marra për parandalim të shpërndarjes së pandemisë, pas keqësimit të situatës në vend.

Në ndërkohë FALËNDEROJMË të gjitha ekipet, të gjithë sportistët, të gjithë të interesuarit, si dhe të gjithë aktivistët dhe ekipet punuese që veprojnë në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, për mbështetjen e deritashme, për besnikërinë e dëshmuar ndaj Ligës Shqiptare, për punët dhe veprat e realizuara, si dhe për interesimin e pandërprerë për aktivitetet që organizon kjo Ligë, tash e më shumë se dhjetë (10) vjet!

JU FALEMINDERIT!

Me shpresë që në vitin 2022 të realizojmë aktivitetet tona, urojmë që dëshirat tona të bëhen realitet!

Me nder dhe nderime, në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 6. November 2021
Suffusion theme